Ka nisur këtë të premte ceremonia e përkujtimit të 113-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.
Në këtë ceremoni zyrtare kanë marrë pjesë Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini.
Përkujtimi ka nisur në Memorialin e Pavarësisë në Vlorë, në sheshin e “Flamurit”.
Sipas protokollit, ceremonia ka filluar me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe më tej vijon me homazhet në memorialin e Ismail Qemalit, simbolit të Pavarësisë.

