Në Dhjetor të 90-s, në fillim studentët dhe më pas thuajse të gjithë shqiptarët, brohorisnin një slogan që nuk jua mësoj askush, që nuk e panë askund të shkruar, por që ju doli nga thellësia e shpirtit,
si një aspiratë e fjetur në ndërgjegje, si një ndjesi gjenetike e ngjizur në AND-në e kombit tonë europian dhe properëndimor.
Ajo thirrje burimore, që u shndërrua në slogan ishte e thjeshtë, por që barte në vete shpresën, besimin dhe axhentën e çdo qytetari shqiptar.
Ajo thirrje ishte:
E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Në fillim të rinjtë pastaj edhe të tjerët, kur e panë që kjo thirrje, ky slogan burimor përditë dhe po bëhej një “inpossible mission”- “mision i pamundur”, dhe kjo për shkak të politikanëve të korruptuar, të cilët rezultuan që kishin axhenta krejt të kundërta me misionin dhe vizionin e Lëvizjes Studentore, pikërisht ata, të rinjtë vendosën ta braktisin vendin.
Slogani “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nisi të shihet si axhentë përsonale e gjithësecilit, jo më për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, por për ti ikur asaj dhe për të shkuar në një vend të Europës.
Në vitet e para u mirëkuptua si nevoj për përmirësimin e jetës së gjithësecilit dhe u trajtua si zgjedhje individuale në kuadrin e lirive dhe të drejtave të mohuara ndër dekada, por më pas u shndërrua në axhentë politike të së majtës shqiptare, e cila vetëm në këto dymbëdhjetë vitet e fundit ja ka dalë të largoj nga vendi mbi një milion e gjysëm shqiptarë.
Pikërisht ajo, trashigmtarja e asaj të majte që vriste këdo që guxonte të shihte përtej kufijve të RPSSH.
Këshilli i Europës në vitet e ’90-ta në procesin dhe politikat e zgjerimit, ka pas përdorur një slogan gjithëpërfshirës dhe shumë domëthënës
“ALL EQUAL, ALL DIFFERENT”,
“Të gjithë të barabartë, të gjithë të ndryshëm”.
Një slogan inkurajues dhe nxitës për t’ju afruar me shumë dëshirë proceseve të integrimit në familjen Europiane.
Një slogan i natyrshëm dhe shumë njerëzor.
Pasi që ishte e pamundur ti kërkoje qytetarëve shqiptarë apo atyre bullgar, të kishin të njëjtat sjellje, standarete dhe kapacitete me ato të gjermave apo francezëve.
Por edhe brenda vendeve të zemrës së Europës, ky slogan ndriçonte me dritën e tij humaniste.
Sepse Luksembyrgu ishte krejtësisht i ndryshëm bie fjala me Hollandën si në numër popullsie, sipërfaqe toke, ekonomi shkalle etj.
Por nga ana tjetër trajtoheshin krejtësisht të barabartë para ligjit dhe Zotit.
Ky sllogan i thjeshtë në pamje të jashtme dhe shumë humanist në brendësi, nisi të shkelet nga vet ata që e formuluan dhe e përdoren për vite të tëra në procesin e integrimit Europian të vendeve të lindjes, aq sa ka mbetur një kujtim i largët i viteve të fundshekullit të kaluar.
I solla në vemendjen e lexuesit këto dy slogane burimore, njëri i shqiptareve të cilët dolën nga diktatura më mizore e lindjes komuniste “E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA” dhe tjetri I vendeve më të zhvilluara, iniciatoret e krijimit të Bashkësisë Europiane “ALL EQUAL, ALL DIFFERENT” – “Të gjithë të barabartë, të gjithë të ndryshëm” pikërisht sot kur qeveria shqiptare ka çuar në parlament për votim ligjin për “barazinë gjinore”.
Ligj që bie ndesh me parimet fundamentale të shqiptarit, për shenjtërinë e familjes, qoftë ai i fesë katolike, apo muslimane.
Por jo vetem të shqiptarit por edhe të austriakut, hungarezit, francezit, italianit apo kroatit.
Ligj që i çel rrugë krijimit të familjes brenda të njëjtës gjini, ligj që legjitimon adaptimin e fëmijëve nga “prindër” të të njëjtës gjini.
Ligj që nuk është “ligj” në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, por që është futur në axhentat parlamentare për të përmbushur interesat e axhentës neomarksiste të së majtës së re, e cila po frymëzohet dhe mbështetet nga djalli me emrin Xhorxh Soros.
Po çfarë duhet bërë?
I ndoqa me vemendje qëndrimet e sotshme të opozitës në Parlament. E ndoqa edhe fjalimin shumë parimor të Dr. Berishës, por as fjalët ,as qëndrimet individuale të gjithësecilit prej deputetevë të opozitës nuk mjaftojnë.
Duhen veprime të përshkallëzuara, si për shembull të kushtëzohet qëndrimi i dakortësuar i opozitës për krijimin e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territorjale në rast se mazhoranca nuk tërhiqet nga votimi i ligjit të është quajtur “për barazi gjinore”.
Opozita dhe grupi i saj parlamentar duhet ta ndërpresin axhenten parlamentare dhe të ndërmarrin takime urgjente me krerët e besimeve fetare dhe me çdo shërbëtor të fesë nga Shkodra në Gjirokastër, nga Korca në Durrës, takime që duhet të ishin berë prej kohësh.
Opozita duhet ti dalë për zot qytetarëve të këtij vendi dhe të mbroj me çdo formë gjysëm milion votuesit që e kanë mandatuar pikërisht për këtë punë.
Dhe qytetarët duhet ti përgjigjen opozitës në aksionin për shpëtimin e nderit dhe vlerave fundamentale të shoqërisë që janë familja, të cilat mazhoranca e sotme synon ti shkelë dhe nëpërkëmbë thjeshtë për të plotësuar orekset e axhentës soros, apo me keq akoma për të “qerasur” ndonjë ambasador dhe zyrtarë të lartë me devijanca seksuale në Parlamentin Europian
Shqipëria duhet të bëhët pjesë e familjes Europiane me kokë, me zemër dhe me shpirt, me standarte dhe me reforma strukturore ku të përfshihet çdo sektor i jetës, por jo me b*thë.

