Mamdani bëhet i pari kryebashkiak Mysliman në historinë e kryeqendrës ekonomike e kulturore të botës, New York-ut.
34-vjeçari, fitoi drejtimin e qytetit të njohur si “Big Apple”, me më shumë se 50 % të votave, duke lënë pas konkurrentë të rëndësishëm si ish-guvernatori Andrew Cuomo.
Mamdani është kryebashkiaku më i ri në qytet për më shumë se një shekull, si dhe personi i parë që vjen nga komuniteti mysliman me origjinë nga AziaJugore.
Në fjalimin e fitores, ai theksoi se “kjo është fitore për gjithsecilin që ndjehet i lënë mënjanë”, duke premtuar reforma të thella për strehim të përballueshëm, transport publik falas, ngritje pagash minimale dhe përballim të pabarazive ekonomike.
Fitorja e Mamdanit shikohet si një moment kyç për partinë demokrate në SHBA.



