NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    17 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    19 hours ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ilir Kuka/ Mitizimi i figurave historike gjate komunizmit dhe perceptimi i Mbretit Zog I.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ilir Kuka/ Mitizimi i figurave historike gjate komunizmit dhe perceptimi i Mbretit Zog I.

Neutrale
Last updated: 2025/11/01 at 1:15 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

“Armiku më i madh i të vërtetës nuk është gjithmonë gënjeshtra- e qëllimshme, e fabrikuar dhe e pandershme- por miti i vazhdueshëm, bindës dhe jorealist”- J.F. Kenedi 1962

-Takimi i Princit Leka II në Shkodër do të shoqërohej me një reagim padrejtesisht të ashpër nga disa portale Shkodrane në lidhje me një video të shfaqur në këtë takim, ku Noli, Gurakuqi, Rrustemi do të konsideroheshin si “makiavelistë” ose “intrigantë” përsa i përket qëndrimit dhe veprimtarisë së tyre në vitin 1924 që shkaktoi grushtin e shtetit ose siç kanë dëshirë antizogistët i ashtuquajtur “revolucion demokratiko-borgjez” i qershorit 1924.
-Asnjë nga këto këto portale nuk është se paraqiten ndonjë argument serioz për të provuar të kundërtën, por thjeshtë në një mënyrë manipuluese shmangën përdorimin e termit “ makiavelist” për një ngjarje konkrete historike, grushtin e shtetit të qershorit 1924 organizuar nga opozita e atëhershme. Dhe manipulimi po funksiononte në mënyrë përfekte gjë që kuptohej nga komentuesit që më tepër synonin të fyenin Princin Leka II, Familjen Mbretërore dhe Mbretin Zog I, sesa të ngrinin vlerat e Gurakuqit. Njëri thoshte- Po çfarë don Princi Leka në Shkodër, të nxirret jashtë dhe të shkojë në Mat;- tjetri- po si nuk e vrau Ndok Gjeloshi Ahmet Zogun,…e me radhe- si guxon Princ Leka të sulmojë Luigj Gurakuqin në Shkodrën e Gurakuqit….. -A Zogu vrasës i patriotëve, -nipi i tradhëtarit .. -ose makiavelist ka qenë Zogu ……. etj etj”.
-Makiavelizmi pavarësisht nëse e pranojmë ose jo në filozofi dhe politikë përfaqëson idenë se: një udhëheqës duhet të jetë i zgjuar, i ashpër dhe fleksibël, duhet të përdorë çdo mjet të nevojshëm për të mbajtur dhe ruajtur pushtetin, morali tradicional nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për interesin politik dhe shtetoror.
-Fakti që si Noli, Gurakuqi dhe Rrustemi … etj u morën me politikë, dhe politika e presupozon makiavelizmin dhe intrigën, duhet të biem dakord që nuk mund të përjashtojmë këto element në veprimtarinë e tyre politike. ( gjithmonë në rastin konkret që ka të bëjë më grushtin e shtetit të 1924). Nëse jo, atëherë siç antizogistët dhe Ju nuk e përjashtoni “makiavelizmin dhe intrigën” në veprimtarinë politike të Zogut, edhe Zogistët kanë plotësisht të drejtë që të pretendojnë se kundërshtarët e A Zogut, ndër ato edhe F. Noli, L. Gurakuqi, A Rrustemi ..etj etj ishin makiaveliste.
-Gurakuqi nje intelektual ne perfeksion, ka kontributet dhe vlerat e Tij të pamohueshme të shfaqura në aktivitetin e gjithanshëm, madje edhe me dritë hijet qe sipas Jush i pretendojne Zogistët, ashtu siç edhe Ahmet Zogu pavarësisht dritëhijeve që Ju dhe kundërshtarët e Tij mundohen t’ia atribuojnë dhe absolutizojnë mbetet figura kryesore politike ne gjithë historinë e shtetit Shqiptar.
-Mbreti Zog I-rë konsolidoi dhe ndërtoi shtetin e parë modern shqiptar duke realizuar në mënyrë përfundimtare projektin e nisur nga Rilindja Jonë Kombëtarë, e formalizuar zyrtarisht me Aktin e Pavarësisë me 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, L Gurakuqi dhe patriotët e tjerë ndërmjet të cilëve edhe 17 vjeçari Ahmet Zogu.
-Por fatkeqësisht historia e Shqiperise gjatë diktaturës komuniste, përfshi këtu edhe periudhën nga pushtimi fashist eshte ndertuar mbi interpretime ideologjike, ku figurat politike jane paraqitur sipas interesave te pushtetit te kohes, fillimisht të pushtuesit fashist dhe më vonë të komunizmit. Kjo ka sjellë deformime të ndjeshme në përceptimin publik sidomos për periudhën e viteve 20-30 shekullit të kaluar, ku perplasja ndërmjet forcave dhe përsonaliteteve politike të kohës do të përcaktonte rrjedhen dhe fatin e shtetit shqiptar. Dhe në shumicën e komenteve, edhe mbas rreth 30 viteve nga rrëzimi i komunizmit mund të konstatohej akoma edhe sot ndikimi i historiografisë dhe miteve të ngritura gjatë asaj periudhe diktature.
-Një nga shembujt më të qartë të këtij deformimi është se si rregjimi dhe historiografia komuniste ndërtoi mite për grushtin e shtetit të qershorit 1924 duke e quajtur “revolucioni demokratiko borgjez” i qershorit dhe në këtë kontekst edhe rreth disa figurave historike që në një mënyrë ose tjetër konsiderohën si figurat kryesore politike të lidhura me këtë ngjarjeje F Noli, L Gurakuqi, A Rrustemi…..etj. Dhe e gjitha kjo për t’i përdorur në funksion të propogandës ideologjike komuniste duke u paraqitur nga historiografia komuniste si pararendës të revolucionit komunist/socialist, ndërkohë që Ahmet Zogu u përshkrua në mënyrë sistematike si vrasës, diktator tradhëtar dhe armik i interesave kombëtare.
-Patjetër që ky interpretim nuk u mbështet në analiza objektive të fakteve historike, por në nevojën e regjimit për të krijuar një vijimësi të supozuar ideologjike nga “revolucioni demokratiko borgjez” i qershorit tek fitorja e komunizmit. Përmes këtij konstruksioni, regjimi kërkonte të legjitimonte vehten si trashëgimtar të lëvizjeve popullore të së kaluarës , ndërsa denigrimi i figurës së Mbretit Zog I shërbente për të goditur çdo ide të shtetformimit borgjez apo nacionalist që nuk perputhej me modelin marksist.
-Nëse tek Gurakuqi nuk mund të konstatojmë elementë të simpatisë ndaj komunizmit, duhet të pranojnë se në 1924 erdhën përfaqësues të BRSS për të hapur ambasadën sovjetike në Tiranë. Ndërkohë të tjerët e shprehën haptazi simpatinë e tyre për komunizmin; Noli, për të mos harru Konare-n, shkoi deri në Moskë në Kongresin e miqve të BRSS në vitin 1927, A Rrustemi dhe B. Curri shprehën jo vetëm nderim për figurën e Leninit por kërkuan t’i imponoheshin parlamentit shqiptar, kurse H Prishtina pati kontakte me komitetin bullgaro-maqedonas që ishin nën ndikimin e Internacionalen Socialiste ( komuniste). Kancelaritë europiane e përveç konsiderimit si “ coup d’Etat” -grusht shteti- tek ngjarjet e qeshorit 1924 panë dhe rrezikun e vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Deklarimi i A Zogut mbas kthimit nga Jugosllavia se :- “Në një vend ku nuk ka siguri jeta, nderi, pasuria, me idena bolshevike ai vend nuk mundet me jetue në shekullin e sotëm” duhet të konsiderohet proverbiale për atë çfarë do të ndodhte me vendosjen e komunizmit në 1944 në Shqipëri. Kurse Gjergj Dimitrov një ndër anëtarët e Internacionales Komuniste-Kominterni me thënien e tij se “ Me kthimin e A. Zogut në Tiranë ju ndërpre hovi fitores së lëvizjes komuniste në Ballkan” provon jo vetëm vërtetësinë e deklaratës së Ahmet Zogut por, edhe faktin se ka patur një projekt të tillë që siç duket pritej të realizohej nëpërmjet këtij grushti shteti. Dhe 6 muajt e qeverisjes së F Nolit i patën të gjitha këto element te parë të vendosjes së një diktature komuniste.
-Një pyetje tjetër që mund të ngrihet është se: -A mund të justifikohet fakti që të gjithë kundërshtarët e Ahmet Zogut, pjesëmarrësit e grushtit të shtetit të 1924 u kthyen me 7 prill 1939 ku një pjesë u vunë në shërbim të fashizmit, kur më përpara e kishin quajtur A Zogun si të shitur tek italianët, pjesa tjetër më pas në shërbim të komunizmit.
-Objekt i propogandës demonizuese komuniste nuk ishte vetëm Ahmet Zogu por edhe figura dhe personalitete të tjera politike Shkodrane dhe kombëtare.
-At. Gjergj Fishta jo vetëm nuk vlerësua, por u anatemua në kohën e komunizmit dhe këtu besoj se të gjithë jemi në një mendje. E nuk besoj se komunizmi do ta anatemonte dhe demonizonte At. Gjergj Fishtën vetëm për shprehjen e famshme “moj Europë moj kurva e motit” pasi komunistët ishte anti asaj Europe që etiketonte Fishta por, sepse ishte një patriot shembull, ishte antisllav dhe antikomunist dhe se në veprimtarinë e tij nuk gjenin asnjë hapësirë që të mund ta përdornin për interesa të pushtetit të tyre..
-Mos vallë ka më pak merita dhe kontribute At Gjergj Fishta sesa Noli, Gurakuqi, për mos me përmendë A Rrustemi “e famshëm” që ndonjë e quante “hero që vulosi idealet me gjakun e tij”. Për cfarë ideali pretendohet ?- Idealin e vrasjes dhe terrorit kundër kundërshtarit politik dhe idealin e komunizmit ?
-Mqse jemi tek At. Gj. Fishta, përpara disa muajve studiuesi i njohur Kastriot Dervishi- të cilit duhet t’i jemi mirënjohës për postimin e mjaft dokumenteve të panjohura postoi në profilin e Tij FB nje dokument zyrtar nga AQSH ku At. Gjergj Fishta kishte firmosur që Ahmet Zogu të shpallej Mbret nga Asambleja Kushtetuese e vitit 1928. Shumëkush nuk e ka ditur, dhe kundërshtarët e sotëm të mbretit Zog shprehën habi . Por ky është fakt që nuk mund të hidhet poshtë pasi ka një dokument zyrtar që e provonte këtë.
-Për te gjithe studiuesit At.Gjergj Fishta është një patriot “par excellence” dhe në gjykimin tim, edhe nqse nuk do të kishte firmosur një dokument të tillë
-Sipas një logjike normale me të drejtë lind pyetja. -Po mirë, mqse At. Gjergj Fishta jetoi në atë periudhë, të cilës i përkasin akuzat që Ju të gjithë shkruani në komentet Tuaja,- vrasjen e patriotëve, ardhjen me ndihmën e serbëve, shitjen e shën Naumit….
– A thua At.Gjergj. Fishta nuk i kishte dëgjuar këto akuza ? Nëse po, atëherë përse Fishta propozoi dhe mbështeti Ahmet Zogun të shpallej Mbret në vitin 1928. – Apo mos, me arsyetimin Tuaj deri në shfrenim, do të arrini të mendonit se Ahmet Zogu e kishte manipuluar apo blerë At.Gj.Fishtën, siç Ahmet Zogu kishte “pas blerë shumë nga krerët bajraktarë të veriut” që shprehen disa studiues. -A më duket se ka diçka që nuk shkon në arsyetimin dhe komentet tuaja ?
-Po mqse Zogu ishte diktator, i shitur tek sllavët më pas tek Italianët, vrases, tradhëtar sepse braktisi Shqipërinë me 7 prill 1939, hajdut se vodhi arin…. – Atëherë si ka mundësi që vehtë F. Noli dhe F. Konica në vitin 1942 do të mbështesnin Ahmet Zogun në një dokument zyrtar të hartuar dhe nënshkruar prej Tyre dërguar Departamentit Amerikan të shtetit (SHBA) duke e konsideruar si “….përsonaliteti më i shquar shqiptar gjallë i kohës dhe se përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqinë dhe ndikimin lëvizjes që propozohet të bëhet….” -duke shtuar se Ahmet Zogu- “… gëzon besimin e shumicës së popullit shqiptar dhe përfaqëson unitetin e shtetit shqiptar “ -Po si i harroi Noli vargjet për B Currin… kur akuzonte se ishte vrarë nga Ahmet Zogun, vargje që na i këndoni dhe na i përsëritni sikur të ishin prova dhe jo krijim artistik.
-Ajo çfarë është lehtësisht e verifikueshme besoj edhe nga studiues jo vetëm pro por, edhe anti Zogistë fakti se:- Nuk gjendet asnjë rast që Ahmet Zogu të ketë akuzuar ose shpifur nominalisht me emër dhe mbiemër kundër konkurentëve të tij politikë, (megjithëse antizogistët preferojnë ti quajmë kundërshtarë politikë). -Mos vallë nuk kishte aftësinë të bëntë akuza, mqse Ju e konsideroni Ahmet Zogun si makiavelisti më i madh në politikën shqiptare të kohës? -Pse nuk veproi në të njëjtën mënyrë siç vepruan kundërshtarët ndaj tij ?
-E ndërkohë që të gjithë kundërshtarët, “nuk lanë akuzë pa thënë” kundër Ahmet Zogut, por “nuk lanë gjë pa thënë as dhe kundër njeri tjetrit”, në fund të gjithë e pranuan se ishte më i zoti dhe më i aftë se ata.
-Edhe nqse, cilësimi i fundit ndaj këtyre figurave F.Noli, L.Gurakuqi, A.Rrustemi si “makiaveliste” mund të tingellojë për antizogistët si i tepruar ose i pasaktë, në një reflektim të paanshëm duhet te pranojmë se Mbreti Zog I, Familja Mbretërore Shqiptare, Mbreti Leka I, te gjithe zogistët kanë duruar për më shume se gjysëm shekulli persekutim dhe akuza shumë më të rënda të pabazuara në fakte se etiketimi makiavelist.
-Po pse nuk paska të drejtë Princit Leka II të japë variantin dhe këndvështrimin e tij për grushtin e shtetit të vitit 1924, ndërsa antizogistët e sotem që nuk kanë asnjë lidhje, paskan të drejtë, madje vetëm ta akuzojnë, shpifin padrejtësisht. Ahmet Zogu si Komandant i forcave ushtarake të qeverisë dhe si Ministër i Brendshëm i qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes ishte pjesmarrës në Luftën e Koplikut në vitin 1920 bashkë me shumë përfaqësues të familjeve Shkodrane, madje është personi që ka marrë në dorëzim Shkodrën duke ja bashkuar autoritetit qeveritar. Si shpjegohet që ashtu siç ftohen trashëgimtarët e familjeve të tjera pjesmarrëse në Luftën e Koplikut, nuk u ftua asnjëherë një pjestar i familjes Mbretërore ose Princi Leka II, si trashëgimtar i Ahmet Zogut. A nuk është “makiavelizëm” politik ky qëndrim politikës shqiptare i të dy krahëve, që është përfaqësuar në pushtetin lokal në Shkodër dhe MA për interesa të ngushta politike, patjetër me dijeninë e qeverisjes qëndrore.
-Të gjithë Ju dhe ne jemi me njërin krah ose me krahun tjetër të politikës shqiptare. Po pse a nuk Ju duken “ makiavelistë” deri në ekstrem politikanët shqiptarë të mbas vitit 1990, të cilët edhe sot vazhdojnë ta trumbetojnë grushtin e shtetit të vitit 1924 si “revolucion demokratiko-borgjez”- në fillim PD, e sot PS, për interesa pushteti, duke u munduar të mbajnë gjallë ndasitë dhe përçarjet e përpara 100 viteve. Ndërkohë që vehtë aktorët e asaj kohe rezulton se u pajtuan në fund, e ndërsa ne sot përplasemi e debatojmë pa asnjë lloj arsye.
-Princi Leka II ndryshe nga politikanët e këtyre 30 viteve, përfaqëson një personalitet politik përbashkues dhe jashtë çdo lloj tendente për përçarje dhe ndasi politike. Ky është misioni i TIJ, ashtu siç edhe ky ishte misioni i paraardhësve të TIJ, NMT Mbreti Zog I-rë dhe NMT Mbreti Leka I-rë.
-Familja Mbretërore është dhe duhet të konsiderohet pasuri kombëtare e kombit shqiptar ashtu sic edhe ne cdo vend te emancipuar.
-Detyra e historianëve të rinj dhe brezit te sotëm, është t’i lexoje te gjithe këto figura jo përmes miteve politike të komunizmit, por përmes fakteve historike dhe kontekstit real të veprimit të tyre. Vetëm kështu mund të arrihet një kuptim i matur i historisë shqiptare dhe njohjen e të vërtetës të së kaluarës.
-Nuk kam aspak synim të ndryshoj mosarsyen e mendjeve “akoma të errësuara” nga mitet e rreme te komunizmit në turravrapin antizogist që shpërtheu mbas takimit të Princit Leka II me dt 25 tetor 2025 në Shkodër, por të ofroj një gjykim sa më afër të vërtetës së arsyeshme.

Letër dërguar Asamblesë Kushtetuese 1928 marrë nga FB K Dervishi; (AQSH Tirane)
Fjala e F Nolit mbajtur në Kongresin e Miqve të Bashkimit Sovjetik -BRSS-1927; (AQSH Tirane)

Neutrale November 1, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
50 minutes ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
15 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
17 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
17 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
17 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?