Në të gjithë treguesit, nga rendi dhe siguria, drejtësia penale apo të drejtat themelore, rënia është flagrante. Tregues që lidhen drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve, sigurinë e familjes, pronës apo të drejtat themelore.
Për të vazhduar me korrupsionin apo kufizimet në pushtetin e qeverisë, tema të cilat kanë qenë në vazhdimësi kryefjala e denoncimit opozitar. Pushteti i Ramës, korrupsioni dhe pasiguria e qytetarëve ecin krah për krah teksa autokracia zgjatet në kohë dhe shqiptarët largohen masivisht.
Nuk është vetëm ky raport burimi i pakënaqësisë së gjërë shoqërore ndaj rezultateve të të shumëpërfolurës Reformë në Drejtësi.
Pamundësia e qytetarëve për të marrë një vendim gjyqësor në kohë, ku proceset në të tre shkallët zgjasin deri në dy dekada, është rezultati i drejtpërdrejtë i reformës dhe rrënues për sistemin gjyqësor, aksesin në drejtësi të qytetarëve duke i hapur rrugë dramave sociale, vetëgjyqësisë apo drejtësisë së më të fortit.
Pa folur për problemet e rënda me shkollën e magjistraturës apo kapjen qeveritare të institucioneve të pavarura kushtetuese.
Shqiptarët nuk e meritojnë këtë!
Shqiptarët meritojnë një sistem funksional drejtësie, profesional dhe efiçent.
Një e drejtë e vonuar për 20 vite, është një e drejtë e mohuar në mënyrë ulëritëse, të papranueshme dhe një e drejtë e munguar!

