Lajmin e bën me dije vetë Peleshi si më poshtë:
Në Kuvend me Dani Dayan, Kryetarin e Qendrës Botërore për Përkujtimin e Holokaustit, Yad Vashem.
🇦🇱🇮🇱 Kujtesa historike si dhe informimi dhe edukimi mbi Holokaustin janë thelbësorë për të mos lejuar që tragjeditë e së shkuarës të përsëriten. Lufta kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe diskriminimit mbetet një vlerë universale që bashkon popujt përtej çdo konteksti politik.
Shqipëria, e njohur për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbetet një shembull i vyer i solidaritetit dhe bashkëjetesës pa dallime fetare apo etnike.

