Të kërkosh dorëheqjen e kryetarit të partisë, nuk ka pse të jetë herezi, sepse jemi Parti Demokratike, por duhen pasur parasysh disa gjëra.
E para, a ka patur zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend prej vitit 2013 e në vazhdim dhe a ishin ato të 11 majit 2025 zgjedhjet më të këqiat që kemi parë ndonjiherë?
E dyta, sa ke punuar ti për të arritur fitoren dhe pasi nuk u arrit për arsye se zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend nuk ka, çfarë ke bërë ti për të motivuar një lëvizje gjigande popullore kundër pushtetit kleptokratik apo mobokracisë apo narkoshtetit me qëllim përmbysjen e saj me një revoltë të fuqishme të gjeneratës Z?
E treta, Sali Berisha ishte deputet i thjeshtë nga viti 2013-2021, por ndërkohë bënte opozitë më shumë se kryetari i PD dhe gjithë të tjerët së bashku?!
Pra, kujtojmë që ishte opozita e Sali Berishës që tregoi se droga filloi të transportohej me avion nga Shqipëria drejt Italisë. Ishte opozita e Sali Berishës që mbrojti territorin e Kosovës me këmbënguljen dhe patriotizmin e tij sa u detyrua edhe Thaçi të dorëzohej duke thënë se:- “Ne kishim rënë dakord me Ramën e Vuçiçin për rishikimin e territorit Kosovës, por nuk na linte nacionalizmi i çmendur i Sali Berishës?!” Ishte opozita e deputetit Sali Berisha, që mbrojti edhe universitetin e Tiranës, të cilin Rama donte ta rrëmbente me banditët e vetë duke detyruar kandidatin Mynyr Koni të tërhiqej nga gara, por vetëm pasi e denoncoi deputeti Sali Berisha dhe Prof. Dr. Mynyr Koni mori mbështetje, u rikthye në garë dhe e fitoi postin e rektorit të UT.
Pra Sali Berishën, nuk e pengoi pozicioni të bënte opozitë dhe ajo opozitë e riktheu sërish në krye të PD-s. Gabon rëndë kush mendon të kundërtën. Keni rastin e Fatos Nanos, që edhe pse kishte dëshirë e ambicie të rikthehej, nuk mori më mbështetje se për 4 apo 8 vite opozitë e kishte mendjen të shijonte jetën e tij duke marrë dhe rrogën nga parlamenti shqiptar e mandej pensionin.
E katërta, largimi i Sali Berishës, Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit e tjerë (më të sulmuarit nga propaganda e pushtetit) është dëshira e Ramës, për të cilën ai është investuar shumë sepse kështu largohen nga drejtimi i partisë qendrestarët, njerëzit të cilët kanë rezistuar, që e njohin mirë partinë dhe ua dinë vuajtjet demokratëve, njerëzit që nuk kanë pranuar e s’kanë për të pranuar kurrë marrëveshje në kurriz të demokratëve dhe përballen me bandat e Ramës pa bërë asnjë hap pas.
Në 2021-in kur Rama mori peng Lulin dhe manipuloi rezultatin e zgjedhjeve dhe në aleancë me Sorosin e Blinkenin goditën Sali Berishën, ishin këta njerëz përfshirë deputetët Tritan Shehu, Luçiono Boçi Luan Baçi, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Elda Hoti etj të tjerë deputetë me rradhë që i dolën në krahë doktorit dhe shpëtuan opozitën në 11 dhjetor 2021.
E pesta, pa dashur të zgjatem, por për t’i bërë thirrje për reflektim çdo njeriu që mendon se duhet të ketë një përmbysje brezash, nuk është në nderin e askujt që ka ambicie për të marrë drejtimin e PD-s, të kërkoj largimin e Prof. Dr. Sali Berishës. Kush e do drejtimin duhet të përballet me Sali Berishën, për ta merituar drejtimin e partisë, ndryshe askush nuk do shpëtoj nga stigmazitimi e kompleksimi që do i bëj Rama se nuk është ai/ajo kryetar/e PD-je por vegël e Berishës, pra vazhdon Berisha të drejtoj. Ai që do vinte kryetar do vuante të njëjtën gjë që vuajti Luli për faj të vet kuptohet, ndaj nëse doni partinë hyni në garë me liderin e saj. Ik ti me të tutë të vij unë me të mitë, do e çonte Partinë Demokratike drejt shkrirjes sepse askush nuk e ka autoritetin e Saki Berishës!
Kjo parti është nën goditje të vazhdueshme nga pushteti i Ramës me qëllim asgjësimin e saj (këto “rekrutimet me poste drejtuese kanë këtë synim) dhe ka nevojë që çdo energji të grupohet e drejtohet kundër Ramës, por jo kush është më i mirë, unë apo anëtari tjetër i familjes sonë të përbashkët.
E fundit nëse mendon se kjo është punë mos organizimi perfekt, thjeshtë po i jepni alibi Ramës se zgjedhjet kundër tij mund të fitohen, por duhet të jeni më të organizuar. Në këtë mënyrë përligjet narkoshteti, mobokracia apo kleptokracia e Ramës, si të doni vërjani emrin?!
Partia Demokratike nuk i duhet Sali Berishës, por Sali Berisha i duhet Partisë Demokratike dhe Shqipërisë për të fituar betejën me narkoshtetin e Edi Ramës!
Erges Eskiu
22/10/2025

