Kam shumë kohë që deklaroj se sistemi jonë i drejtësisë, nuk i takon ma sistemit akuzator që e kanë krejt vendet demokratike, por sistemit inkuizitor që e kishin dhe e kanë vendet totalitare..
E kësisoj kam nxitun debat qoftë për Dhomën Kombëtare të Avokatisë, që unë e kam pagzue me emnin “Organizata Kriminale e Dhomës së Avokatisë” e themelueme dhe e pushtueme nga ish gjyqtarët e prokurorët e kohës së diktaturës dhe që ripërtërijnë “organizmin e tyne kancerogjen”, me funksionarë të lartë të DemoNkracisë, me ish ministra, ish gjyqtarë e prokurorë të korruptuemin e të përjashtumun nga sistemi, e që vendosin në emën të avokatëve të ndershëm të këtij vendi..
Nga ana tjetër po ashtu, kam deklarue se vendimet gjyqësore janë thjesht noterizime të vendimeve të një tjetër organizate kriminale, atë të Policisë së Shtetit, duke kumtue jo pa dhimbje se Prokurorët janë thjesht “Postier” të akteve dhe vendimeve të Policisë së Shtetit, e Gjyqatrët janë thjesht “Noter” të këtyne vendimeve…
E pavarsisht këtyne fakteve që dihen nga krejt kolegët e mijë avokat, por dihen edhe botnisht…, sa herë krimi ka guxue të vëjë dorë në gjyqatrë e prokurorë, personalisht kam ngrit zanin me aq forcë sa kam pas, në mbrojtje të tyne…
E kundërta ka ndodhë dhe po ndodhë mjerisht.
Prokurorë e Gjyqtarë, në vend që avokatët ti konsiderojnë një ndër hallkat/ aktorë të sistemit të drejtësisë, në një sistem akuzator, na kanë “shpallë luftë”, sidomos asaj pjese të avokatëve që lypin të drejtën pakundërshpërblim.
Shkurt e ship!
Prokurorë (Posterë) e gjyqtarë (Noterë) s’të njohin hiç për burrë, avokat apo profesionist të së drejtës, që na njeh ligji, nëse nuk jep rushat (rushfet), pasi të kesh garantue ma parë edhe segmentet e Policisë së Shtetit, që nuk do iu sjellin shqetësime…
Ngjarja e fundit ku Prokurori-Poster, trimnohet me urdhnue arrestimin e një avokati, âsht Kumti ma i Zi, që po i ndodhë sistemit të drejtësisë, i instalimit përfundimtarë të sistemit INKUIZITOR, në vendin tonë të ashtuquejtin demokratik.
Të dashun koleg avokat, qytetarë vullnetmirë, dashamirë të drejtësisë!
Pavarsisht tronditjes që kemi pësuemun nga arrestimi i një avokati në sallën e gjyqit, nga një prokuror i papërgjegjshëm, i pushtuemun prej mendimet se ai asht superior si palë në proces e jo i barabartë me avokatin; pavarsisht zemërimit ndaj gjyqtarit eunuk që ka lejue një ngjarje të tillë të ndodhë në sallën e gjyqit ku ai asht Zot; ne kurrësesi, ndaj prokurorëve e gjyqtarëve në përgjithësi, s’mundet të shpërthejmë me “urimin”:
“ Zoti u ndeshtë në Elvis Shkamba, të tjerë….! “ ,
por duhet të protestojmë fuqishëm e pada, në mënyrë që kolegët tonë të sistemit të drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë, të bajnë detyrën që u takon e jo detyrat e Postierit e Noterit, e aq ma pak “punën e Ordinerit”, ndaj kolegëve avokat, e kujdo qoftë tjetër qytetarë të këtij vendi!

