Kishte muaj e vite që Komandanti nuk fliste më për arsimin parauniversitar, kur befas na u shaq sot plot jetë, sharm e gëzim, për të na dhënë haberet që bota nuk guxonte t’i botonte.
Sipas TALIS, rezultatet e së cilës na i shkoqiti Komandant-Kumbari, mësonjësit tanë janë në pararojë të botës mbarë.
98% e tyre, e kanë zgjedhur vetë profesionin;
92% marrën pjesë në çdo vendim të shkollës (ndërkaq që te kafeneja ku numërojnë monedhat dhe ndajnë lekët me njëri-tjetrin, thonë: “Nuk na pyet njeri. Çelësat e kashtës kemi”).
Mbi 96 % janë të lumtur me kushtet e punës, e me radhë e me radhë.
Ndërkaq që me këto shifra ne jemi të parët në të gjitha vendet e OECD, apo për ta kuptuar më mirë: Mësuesit shqiptar, kanë kushte pune, liri e të drejta, shumë herë më tepër se kolegët e tyre në: Suedi, Francë, Gjermani, Singapor, Finlandë etj. Mësuesit shqiptar, janë shumë herë më të kënaqur sesa kolegët e tyre në vendet e mësipërme.
Por nëse i marrim të mirëqena, të gjitha o Zoti ynë në Tokë, atëherë na ilumino edhe ne, të përunjurit e tu, me pyetjet që na rrahon si çekan në kokën tonë të “përunjurit e tu (po deshe konsultohu edhe me Diellën, para se të na kthesh një përgjigje);
1.Si është e mundur që në testimony PISA organizuar nga OECD, Autoriteti Palestinez, është 5 pikë para nesh dhe ne jemi të fundit me 13 pikë??
2. Si ka ndodhur që me gjithë këta mësues të kënaqur, me kushte moderne të mesimdhënies jemi të fundit , në matematikë, gjuhë dhe shkencat natyrore, në PISA 2022?
3. Si shpjegohet që në vendin nr 1 të NATO-s ( Shqipëri), sipas OECD, 60% e mësuesve në 9 vjeçare ose nuk e përdorin kompjuterin ose nuk e kanë parë fare me sy në shkollë,
Merr kohën tënde e zamet e ke të na japësh xhuvap.
Gjithsesi tej gjithçkaje, rezultatet e TALIS, kane dalë nga pyetësorët e kryer me mësuesit shqiptar.
Prandaj e kam thënë dhe e them: Ne të meritojmë në çdo qelizë tonën, sa kohë ja dole, të poshtërosh,terrorizosh gjunjëzosh dhe të kthesh në skllevër të lumtur, në me pak se 12 vjet, shtresën që supozohet të jetë elita e kombit: Mësuesit.
Prandaj mësues të dashur, rrijini sipër pyetësorit të TALIS, sepse nuk jua ka fajin kush, veç vetes, per fat të keq.
P.s. Drejtoreshën e Arsimit, Mirelën, (që për hir të kushtetutës quhet ministre), po e kursej se është ende nën efektin e shijeve të byrekut me lakrat e kopshtit të Gjirokastrës.
Ndriçim Mehmeti/ Tallja e radhës e Komandant- Kumbarit me rezultatet e TALIS për arsimin shqiptar. Edhe Autoriteti Palestinez, është 5 pikë para nesh…
Leave a comment
Leave a comment

