Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme ka mbëritur në Belfast të Irlandës së Veriut.
Spiropali do të marrë pjesë në Ministerialin e Procesit të Berlinit.
Lajmin e bën me dije në rrjetet sociale vetë Ministrja e Jashtme, Spiropali si më poshtë:
🇦🇱🇬🇧 Sapo mbërritëm në
Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit.
Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit.
Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit.

