Emrat që do të marrin detyrën.
Pas miratimit të strukturës së re organizative në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, sot pritet të bëhet zyrtarisht emërimi i nënkryetarëve të rinj të Bashkisë Fier.
Sipas burimeve pranë institucionit, katër nënkryetarët që do të marrin detyrën janë ish-deputeti Nusret Avdulla, Erald Qirjo, Mirela Pitushi dhe Mariglen Hoxha, në përputhje me strukturën e re të miratuar.
Ndërkohë, Niko Neco pritet të emërohet Drejtor i Përgjithshëm, duke ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Fier.

