NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    21 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    23 hours ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Modernizimi i Shërbimit Kombëtar Zjarrfikës/ Në takim Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Koçiu, Vengo e Demo
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Modernizimi i Shërbimit Kombëtar Zjarrfikës/ Në takim Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Koçiu, Vengo e Demo

Neutrale
Last updated: 2025/10/04 at 7:58 PM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Fjala e plotë e Ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Vera që lamë pas nxori në pah një kontrast të thellë që ekziston midis përkushtimit dhe heroizmit personal të çdo trupe zjarrfikëse, të qindra zjarrfikësve që u përballën në vend, me situata të zjarrit masiv dhe me mënyrën se si e gjithë përgatitja jonë kombëtare antizjarr është e organizuar.

Ky është një hendek që ka ardhur duke u ngushtuar vit pas viti dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat.

Mjafton t’u referohemi investimeve, që janë kryer në Shërbimin Zjarrfikës gjatë këtyre 10 viteve të fundit, duke konsideruar një dyfishim në numrin e automjeteve zjarrfikës dhe një dyfishim edhe në kapacitete njerëzore të përfshira në këtë shërbim. Nga 739 punonjës që i ishin dedikuar shërbimit në vitin 2016, sot kemi mbi 1,400 punonjës zjarrfikës në shërbim.

E njëjta gjë është edhe me automjetet zjarrfikëse, nga 100, sot jemi në 185 automjete zjarrfikës të pasuruar në flotën tonë. Sigurisht disa prej tyre janë nga më modernet. Kemi ngritur një shërbim që qëndron dhe punon relativisht mirë, kur vjen puna në shërbimet me bazë komunitare, në shërbimet e përditshme zjarrfikëse sa i përket pikërisht komuniteteve, zjarrit apo incidenteve, që ndodhin në zonat urbane, përmbytjeve, misioneve të kërkim shpëtimit.

Megjithatë, është fakt, shërbimi ynë zjarrfikës, sidomos sa i përket përballimit të emergjencave në nivel kombëtar apo zjarreve në nivel masiv, do duhet të ngrihet në një nivel të ri.

Ne aktualisht kemi një strukturë, që për hir të së vërtetës është e fragmentarizuar, me hierarki të komplikuar dhe me paqartësi e me mbivendosje detyrash hera herës.

Janë një sërë institucionesh të përfshira në këto procese, duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, e cila është nën përgjegjësinë e MPB, ndërkohë është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e organizuar nën Ministrinë e Mbrojtjes, kemi bashkitë, prefekturat, kemi Forcat e Armatosura, kemi koordinatorët në terren. Secili prej tyre ka një rol absolutisht të pazëvendësueshëm në rastet e zjarreve masive.
Pa përmendur pastaj koordinimin ndërinstitucional dhe koordinimin ndërkombëtar me Qendrën Europiane të Koordinimit të Emergjencave.

Është e nevojshme dhe e domosdoshme që të gjithë këto struktura të vendosen në një komandë të vetme, kur vjen puna te emergjencat dhe zjarret masive siç tregoi kjo verë që kaluam.

Ashtu si në rastin e dispeçerit të Policisë së Shtetit apo në shembullin e Urgjencës Mjekësore, kjo komandë e vetme të jetë në gjendje që:

Së pari, të koordinojë si një trup i vetëm të gjithë aksionet dhe perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional apo ndërkombëtar;

Së dyti, të maksimizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve;

Së treti, të rrisë në mënyrë efektive mbulimin në të gjithë territorin.

Pse e them këtë? Është veçanërisht e rëndësishme, në fakt, të kemi parasysh që sot kemi një shërbim zjarrfikës të vendosur në të gjitha bashkitë e vendit, por është fakt që bashkitë e mëdha kanë edhe kapacitete më të mëdha. Një zjarr që bie në një pyll rreth Tiranës është një zjarr që mund të parandalohet e të shuhet shumë më thjeshtë sesa një zjarr që bie në bashkitë e vogla, të tilla si Pusteci, Delvina, Leskoviku, Finiqi, të cilat kanë resurse më të limituara.

Prandaj, ndonëse territori është i gjithë i mbuluar, ka nevojë për një shpërndarje kapacitetesh që duhet absolutisht të perfeksionohet.
Për të gjithë këto arsye, në programin tonë qeverisës, për këtë mandat, kemi vënë një fokus të veçantë sa i përket rimodelimit të shërbimin tonë zjarrfikës sipas modeleve më të mira ndërkombëtare.

Sigurisht duke nisur nga rishikimi i kuadrit ligjor në fuqi. Patjetër, produkt i punës sonë të përbashkët do të jetë dhe Komanda e Qendërzuar, e cila do të punojë e funksionojë me protokollet më të mira europiane, duke iu bashkëngjitur dhe protokolleve që përdorin sot Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Urgjenca Mjekësore, Forcat e Armatosura.
Sigurisht që modernizimi i sistemeve dhe protokolleve më të suksesshme janë vetëm njëra anë e medaljes.

Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm janë njerëzit, që punojnë në këtë shërbim.Prandaj do t’i vendosim zjarrfikësit në qendër të ndryshimit dhe vizionit për të ardhmen e këtij shërbimi, që i ka të gjithë mundësitë të jetë një shërbim model.

Do të standardizojmë, së pari procedurat e pranimit në këtë shërbim, duke nisur me procedurat e rekrutimit. Do të replikojmë platformat e suksesshme “Mësues për Shqipërinë”, apo “Mjekë e infermierë për Shqipërinë”, duke vendosur edhe punonjësit që punojnë në këtë shërbim në një sitë apo selektim me kritere të qarta, kur vjen puna, me analizë të qartë të formimit periodik, të vlerësimeve bazë të rekrutimit e patjetër, të aftësive të tyre fizike, psikologjike dhe profesionale.

Për të siguruar një trajnim të vazhdueshëm në punë, do të krijohet Qendra Kombëtare e Trajnimit të Zjarrfikësve.
Sipas një plani kombëtar mbi bazë kurrikulash të përcaktuara dhe referuar standardeve europiane, të gjithë zjarrfikësit do të marrin trajnim të vazhdueshëm periodik mbi teknikat dhe metodat më të avancuara të luftës kundër zjarreve.
I gjithë procesi duhet të shoqërohet dhe me vendosjen në zbatim të skemave motivuese, për përfitimet e shtuara financiare si dhe mundësi të qarta të ngritjes në karrierë brenda këtij sistemi.

E fundit, por jo për nga rëndësia, janë edhe fushatat e vazhdueshme të ndërgjegjësimit dhe të edukimit, të cilat do të nisin që nga shkollat dhe do të vazhdojnë të shtrihen në gjithë komunitetet dhe në çdo strukturë vendore, patjetër për të ndërgjegjësuar për sigurinë nga zjarri dhe për mbrojtjen.
Inovacioni dhe teknologjia do të jenë bashkëshoqërues dhe do të na ndihmojnë, që të raportojmë në kohë çdo situatë e problematikë, që krijohet nga një rast zjarri apo problematikë që është e lidhur ngushtë me sigurinë e shëndetit. Janë vetëm disa nga objektivat që i kemi vendosur vetes në këtë mandat.

Është një mandat që për hir të së vërtetës është mandati i Europës, është mandati i standardeve europiane, prandaj kemi nisur nga puna pa humbur kohë.
Për të pasur një Shërbim Zjarrfikës të bazuar në dije, në teknologji, në bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, në njerëz gjithmonë e më të kualifikuar.
Si dhe për të bërë këtë shërbim, një shërbim kaq jetik dhe të pasur me efektivë të motivuar dhe të respektuar, jo vetëm në ato ditë të vitit kur përballen me emergjenca, por çdo ditë të vitit 24/7. Faleminderit.

Neutrale October 4, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
5 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
20 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
21 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
21 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
21 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?