NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    21 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    23 hours ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha: Bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita! Ne duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë beteje në luftën kundër regjimit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha: Bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita! Ne duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë beteje në luftën kundër regjimit

Neutrale
Last updated: 2025/10/04 at 2:37 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së Partisë tha se, bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita, ne duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë beteje në luftën kundër regjimit.
Ai theksoi se përballë një regjimi autoritar, opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë beteje për të denoncuar dhe përmbysur pushtetin e bazuar në krim dhe drogë.
“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, të dashur anëtare dhe anëtare të PD dhe mbështetës tanë kudo që jeni.
Mblidhemi sot në një moment për të diskutuar së bashku dhe vendosur modelin që do përzgjedhim si kryesi e PD për garën elektorale për kryeqytetin.
Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të Kushtetutës nga individë, nga njerëz të inkriminuar, të lidhur në krime, të lidhur në vjedhje dhe përvetësime të mëdha të pronave publike si Edi Rama dhe kukulla e tij në presidencë, seria e dhunimit të Kushtetutës me aktet e tyre me të drejtë e bëjnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues dhe në këtë kontekst të debatueshëm pjesëmarrjen tonë në këtë garë elektorale.
Por, për të gjithë ata të cilët e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare, në të cilën Kushtetuta është një letër e vdekur, në të cilën ligji është një letër pa vlerë, të kërkosh Kushtetutë dhe kushtetutshmëri në një regjim autoritar të bazuar në drogën, është si të kërkosh eunitë në shkretëtirë.
Parimet e Kushtetutës sigurisht janë të pavdekshme.
Janë thelbësore për një rend dhe një sistem demokratik, kurse në një narkodiktaturë ato janë faktikisht të parespektuara.
Një opozitë në regjimet autoritare, në diktaturat autoritare, ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar veten e saj asnjëherë se ajo përmbyset me votë.
Por, një opozitë, në vlerësimin dhe mendimin tim, duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë në betejën, në luftën kundër regjimit autoritar.
Bojkoti, i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre.
Po kthehemi nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës dhe një problem madhor është situata në Gjeorgji. Me dhjetëra e dhjetëra opozitarë të burgosur nga kukulla e Kremlinit në Tbilisi që nuk përfill, njësoj si kreu i organizatës kriminale në Tiranë, asnjë parim.
Por miqtë e mi, ajo opozitë edhe në atë tempull ku duhej të kishte një zë, nuk kishte një zë sepse kishin braktisur parlamentin, kishin bojkotuar. Dhe natyrisht aty dëgjohej zëri i kryetares së kësaj partie, por problemi është se nuk kishte asnjë përfaqësues të saj në asamblenë parlamentare.
Përveç kësaj, pasojave të tjera të shumëllojta të bojkotove.
Pra, dhe unë kërkoj nga çdo demokrate e demokrat të arsyetojë për këtë çështje.
Në pamje të parë ti mendon se po e ndëshkon, por absolutisht vetëm i bën qejfin narkodiktatorit, i cili dha shembull se çfarë skenari përgatiti për të kaluar me 28 minuta programin qeveritar, nga e cila turpërohen dhe turpërohet çdo shqiptar.
Pra, urrejtja e tij ndaj opozitarizimit dhe opozitës, urrejtja e tij atërore, e trashëguar, e shtyn këtë njeri të bëjë atë akt që nuk e kam dëgjuar apo lexuar kurrë në jetën time. Në 28 minuta, parlamentin, qeverinë, programin dhe të gjitha”, u shpreh Berisha.

Neutrale October 4, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
5 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
20 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
21 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
21 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
21 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?