Arlid Qori ka deklaruar sot se do të garoj për postin e Kryetarit të Bashkisë Tiranē në zgjedhjet e datës 9 nëntor.
Lajmin e bën me dije vetë Qori në rrjetet sociale, si më poshtë:
“Me votëbesimin e Këshillit Koordinues të Lëvizjes BASHKË dhe inkurajimin e shumë qytetarëve, do të jem kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Nëse qytetarët më mbështesin masivisht, zotohem që të gjitha forcat e mia morale, intelektuale dhe fizike t’i ushtroj në dobi të tyre”- shkruan Qori

