NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    23 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjeneral Piro Ahmetaj:“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjeneral Piro Ahmetaj:“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!

Neutrale
Last updated: 2025/10/02 at 8:59 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Shkeljet brutale të sovranitetit ajror të Polonise dhe Estonisë nga dronët dhe avionët luftarak Rus “ndezën alarmin e kuq” në USA/NATO, UN, BE, në media dhe opinion publik: “pragu i një lufte botërore”, deri te nxjerrja tërësisht nga konteksti i shqetësimit strategjik të *Gjeneralit të mirënjohur britanik, Sir. Richard Shirreff, ish-Zv.Komandant i NATO-s: “Rusia mund ta gjunjëzojë për 100 orë, ose 5 ditë Europën”, etj.
Si në çdo zhvillim me impakte kombëtare, edhe këto 2 raste i kam ndjekur me vëmëndje të shtuar si dhe jam konsultuar me kolegë në Washington, Bruksel, Londër, Berlin, etj. Në pamundësi t’i përgjigjem interesimit të mediave brenda dhe jashtë vendit, në vijim po gjeni një përmbledhje me vlerësime dhe mesazhe strategjike, pse jo edhe optimiste: “pse Rusia- Putiniste, ose Ariu rraskapitur (në prag të ngordhjes) ka zero mundësi të përballet me fuqinë e pakonkurueshme luftarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO)”:  
Çfarë ka ndodhur më konkretisht ? 
Në datën 10 shtator: “një dyzinë dronësh luftarak Rus”, shkelën brutalisht sovranitetin ajror të Polonisë. Pjesa më e madhe u shkatërruan nga forca ajrore e Polonisë dhe Aleancës (F-35 Finlanez), duke shënuar rastin e parë që Polonia/NATO hapin zjarr ndaj makinerisë ushtarake të Rusisë. 
19 Shtator 2025, tre avionë luftarakë të gjeneratës së fundit (Mig-31) depêrtuan për 12 minuta në hapësirën ajrore të Estonisë. Edhe në këtë rast, fuqia ajrore e NATO-s (F-35, Italianë, Finlandezë dhe Suedezë) reaguan mënyrë shëmbullore  duke e rivendosur në kohë rekord sovranitetin ajror të Estonisë. Me duhet të qartësoj se “në ngjashmëri edhe vendin tonë”, Estonia nuk zotëron kapacitete ajrore. Si e tillë misioni i Policimit (mbrojtjes së sovranitetit) Ajror ushtrohet nga fuqia ajrore e NATO-s e drejtuar nga Italia. 
Si dëshmitar në prezantimet e pêrjavshme të Komandës Supreme (2008-2013), përmend se ka pasur me qindra raste, që avionë Rus kanë shkelur hapësirat ajrore të vendeve të NATO-s por që, në asnjë rast nuk janë qëlluar. Në memorjen time, ka një rast, por që nuk ka asnjë lidhje me NATO-n (Nëndor 2015) kur Mbrojtja Ajrore e Turqisë në ushtrimin e përgjegjësisë sovrane, rrezoi një avjon luftarak Rus në hapësirën e Saj Ajrore/kufi me Sirinë. Ndërsa të dy rastet në fjalë janë në rrethana tërësisht të tjera, pasi “prej 43 muajsh Rusia-Putiniste është në luftë jo vetëm me Ukrainën, por edhe me rendin global, vlerat perëndimore, interesat dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)”.
Prandaj bazuar në Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Polonia dhe Estonia, kërkuan konsultime emergjente me 32 anëtarët. Ndryshe nga neni 5, neni 4 nuk parashikon kundërpërgjigje të menjëhershme. Gjithësesi neni 4, është masa/paralajmërimi i fundit diplomatik, përpara se NATO të aplikojë nenin 5, ose kundërpërgjigje ushtarake shpaguese. 
Qëndrimet dhe reagimet në të dy rastet: 
Kremlini i mohoi shkeljet, duke u justifikuar se “avionët fluturuan mbi hapësirat neutrale”, ndërsa nën oshilacionet neo-Staliniste j’u kundërpërgjigj Presidentit Trump: “Rusia është Ari, jo tigër prej letre”!
Këshilli i Sigurimit i OKB, zhvilloi takim urgjent në përgjigje të shkeljes së sovranitetit ajror të NATO-s, ku Ambasadori, Mike Waltz, konfirmoi se: “USA dhe aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”. Këtë, përsëriti edhe Sekretari i NATO-s Mark Rutte. 
Presidenti Trump edhe nga OKB, reagoi më ashpër: “mos të tolerohen raste të tilla, pasi artikulli 5 i jep legjitimitet NATO-s të asgjësojë shkelësit e sovranitetit”. Ndërsa Komandanti Suprem i NATO-s, Gjenerali Grynkewich, të 2 operacionet i cilësoi “shumë të suksesshëm”. Ministri i Mbrojtjes së UK, Healey, referuar 2 rasteve shtoi se: “Rusia po ekspozon një nivel të ri të armiqësisë”. Më tej, ashtu si Presidenti Trump, siguroi se “UK do të kontribuojnë për të forcuar mbrojtjen ajrore në Poloni si dhe 3 vendet baltike”.  
Po ashtu, për shkak të agresionit neo-nazist ndaj Ukrainës (shkurt 2022) Rusia-Putiniste gjendet sot më e izoluar se asnjëherë në historinë e saj. Pra për shkak të kësaj lufte rrezikon përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit (fjalimi mënçur i Presidentit Finlandez Stubb në OKB); nga Gjykata Ndërkombëtare është lëshuar “urdhër arresti si kriminel lufte” ndaj Putinit dhe për listën e Gjeneralëve dhe oborrtarëve zullumqarë rreth tij. 
Vlerësime dhe mesazhe përmbledhëse:
Përtej ulërimave si të Ariut të rraskapitur: “Rusia – Putiniste e ka tërësisht të pamundur të  ndërmarrë një përleshje ushtarake me Aleancën Euroatlantike (qoftë edhe me Poloninë stoike më vete)! 
Për ta argumentuar këtë, sjellim ftohtësisht në vemendje faktin që: “mbas 43 muaj lufte të përgjakshme, Rusia ka pushtuar më pak se 20% të Ukrainës, ka humbur në fushëbetejë mbi 1 milion ushtarë, si dhe ka shpenzuar 12 trilion €”. Pra, pas 43 muaj luftimesh, makineria kriminale e Putinit nuk e ka pushtuar as me tanke, as me raketa, as dronë Ukrainën, por si terroristët e Hamasit po zvarritet në tunelet e Zaporizhias, Oblasteve, etj, duke humbur jo vetëm iniciativën strategjike të Luftës me Ukrainën por edhe betejën me rendin e sigurisë globale dhe fuqinë ushtarake të aleancës trans-atlantike (US/UK/NATO/BE)”.
Mëndjet e sëmura nga lavdia e ushtrisë së kuqe jo vetëm në Mosk, Beograd, etj mund të na kujtojnë që edhe “në grahamat e fundit të perandorisë post-staliniste/BRSS”, Kremlini dërgoi një detashment të motorrizuar në Aeroportin e Prishtinës, për t‘i dhënë një mesazh fitimtarëve të luftës, pra USA/NATO: “Ariu polar ende nuk ka ngordhur”. Po me të drejtë edhe mund të kujtojnë që në Qershor 1999, pra vetëm 2 muaj para se Putini të pushtonte si Car i Ri Kremlinin (Gusht 1999). Vendimarrësit politikë në Bruksel/NATO, përkundër Gjeneralëve të kohës, e cilësuan si një “gabim të arsyetuar që lejuan këtë demonstrim të Rusisë në Prishtinë” por në fakt rezultoi një “tolerim i padobishëm” për stabilitetin si dhe të ardhmen Euro-Atalantike të rajonit. Historia i’u dha të drejtë *Gjeneralëve, por ky është diskutim: “pas pilafit ….”!
E thënë shkurt, përfshirja në luftë me Aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit (për më tepër me Presidentin Trump), do të ishte vetëm një aventurë vetëvrasëse për Rusinë – Putiniste. Ndërsa edhe reagimet në të 2 rastet e sipërpërmendura, demonstruan se çdo sulm ushtarak ndaj çdo nga 32 vendet e NATO-s do të ndëshkohet në mënyrë shembullore nga fuqia e pakonkurueshme ushtarake e USA/Aleancës.
Në përmbyllje, mbetem edhe më besimplotë se: “vetëm falë fuqisë ushtarake të pathyeshme, të pakonkurueshme dhe vdekjeprurëse të ShBA/NATO si dhe Leadershipit të fortë të Trump, as Bota as NATO, as Ballkani Perëndimor, etj nuk do të rrokulliset në fatalitetin e Luftës së 3-të Botërore”. Në të kundërt, jo Lufta por: “paqja, rendi global i sigurisë, vlerat e qytetërimit dhe demokracia do të triumfojnë mbi neo-stalinistët, neo-Millosheviçët, shtetet dhe organizatat terroriste”!
Ndërsa konsideuar sa sipërpërmendur, në kapacitetin e një *Eksperti (gjithësesi, besoj jo të pa-njohur), do ti këshilloja vllazërisht dhe përgjegjshmërisht faktorët e Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që në rrethanat e një Rendi të Ri Global që po lind/vjen: “mbrojtjen e kufijve të dy shteteve sovrane (por një komb i vetëm) si dhe zhvillimi i interesave gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe, Shqipëria dhe Kosova, do mundet t’i realizojmë vetëm duke skalitur mirënjohjen kombëtare si dhe forcuar më tej dialogun dhe bashkëpunimin strategjik me USA/NATO/BE”. 
Ndërsa kolapsin ekonomik dhe izolimin ndërkombëtar, që e pret Rusinë – Putiniste mbas humbjes turpëruese të luftës në Ukrainë, e çmoj jo vetëm si një rrethanë e favorshme gjeopolitike por edhe një mision dhe sfidë kombëtare për faktorizimin e RSh/Kosovës në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/BE/UN). 
Autori: *Gjeneral ®️ Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për çështjet e Sigurisë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.
Shënin shtesë: *Gjenerali britanik Sir Richard Shirreff, ish-Zëvëndës Komandant Suprem i NATO-s; Komandant i Kontingjentit I-rë të UK në Prishtinë (06/1999); admirues i Presidentit Rugova dhe historisë së Shqiptarëve, si dhe miku im, me/për të cilin kam (bashkë) punuar për Themelimin e Përfaqësisë së RSh në SHAPE/NATO (2009-2012)”!
 

Neutrale October 2, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
6 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
21 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
22 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
23 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
23 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?