Emri i pedagogut dhe analistit Ermal Hasimja është përfshirë në listën e kandidatëve të mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës. Pas publikimit të propozimit, Hasimja reagon me një deklaratë publike.
“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.
Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shkruan Hasimja.

