Të një të majte që ka humbur “flamurin” e rend pas çdo “zhurme” për ta kthyer në simbol.
Vrapoi kështu në Budapest për të “derdhur gjakun” në mbrojtje të LGBT…
Për të shkatërruar familjen, shpallur heretike fjalët Nënë e Baba, për të krijuar mbi 70 gjini….
Ulëriti për të mbrojtur një abort liberal, së paku deri në 24 javë shtatzanie, që do të thotë të vrasësh edhe një fetus, që mund të jetojë në ambientin e jashtëm…
Kërkoi të kthejë si të drejtë të njeriut aktin e skllavërisë së gruas, “uterusin me qera”…
Seë fundmi flet vetëm për një “flotilje” të nisur si provokacion drejt brigjeve të Gazës.
Duke mbushur mediat, monologjet e oratorëve të saj…
Pa asnjë përmbajtje humanitare ai “aksion”, që e majta populiste e mbetur pa “flamur”, kërkon ta kthejë në “flamur” të saj të dështuar!
Duke dashur edhe të heqë vëmendjen nga aktet, veprimet konkrete për të çuar në paqe e stabilitet Gazeën e Lindjen e Mesme, pas mijëra vite konflikte…
Të sfumojë apo rrezikojë edhe Planin Trump të paqes, e vetmja inisiativë reale në “tavolinë ”.
Një e majtë populiste kjo, që jo vetëm nuk prodhon, por kërkon edhe të denigrojë…
Të shkeli me cinizëm simbolet e vërteta, flamujt realë të shoqërisë …
Që nuk pranoi kudo ku ajo është prezent…
Që nga Kongresi Amerikan, Parlamenti Europian e deri te Kuvendi në Tiranë, as të mbajë qoftë dhe një minutë heshtje për ata, që u vranë nga dora e censurës, nga përpjekjet për të mbyllur “gojët e lira”.
Siç veproi për Charlie Kirk!
Nga Prof. Dr. Tritan Shehu/ “Flotilja”, kryefjalë e propagandës “tymuese” të së majtës populiste pa “flamur”.
Leave a comment
Leave a comment

