NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    23 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Përse “Tigrat” punësojnë macet!?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

Neutrale
Last updated: 2025/10/01 at 12:22 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Pra, shkurt e ashiqare, ish-ambasadoresha amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas pensionimit në USA, është punësuar në Shqipëri, meqë kompanisë ku sojnikja shkoi drejtoreshë, sipas vetënjoftimit, merr së paku 100 mijë dollarë taksa shqip në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati energji. Hajër qoftë por, telashet janë të hapura për këtë biznes-dosje të paprekur ende nga hetimi, nga këllqet e munguara të Prokurorive të përgjithshme e të përveçme. Një incinerator më vete janë termocentralet bangladeshase të tërhequr deri në Vlorë, sa për pak përfunduan në Gjermani, por u mirëpritën nga nahia jonë, nga ndikimi i ish-diplomates, tashmë pensioniste halli dhe drejtoreshë qejfi. Duart e Ramës janë aty në këtë bereqet ngushëllimi diplomatik, për të mbajtur në këmbë ushtrinë e tij mbështetëse e lobuese, në këtë fazë ku sherifi i ri amerikan, ka tjetër mendim për Tiranën zyrtare narkotike, nga sa kishte klani “Soros”. Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim lajmëroi në platformën X, se është punësuar drejtoreshë në kompaninë amerikane të hidrokarbureve Exxonmobil. Kim, pas ofertës shkarkim me dashje, në mars 2025, për të mos hetuar administrativisht punët në detyrë, pranoi largimin nga DASH si fundkarrierë diplomatike. Ndërsa historitë penale, nuk janë llogari e mbyllur.
Kim dhe ministresha Bela, në sagën Tigrat 1 e 2 në Tiranë, nuk janë një histori luaneshash, sajuar nga kontribut macesh të pushtetit shqiptaro-amerikan, si përfitues të fshehur. Ajo mund të gjendet në prova rreth kofliktit të interesit në përfshirjen e kësaj historie energjie, gjatë kohës së mandatit në Tiranë, ku episode kritike nga Irani dhe Turqia janë të pazbardhur plotësisht. Ajo u bë dukshëm ballina e suksesit, gjoja ekonomik, duke shpikur nga zëvëndësja e Ramës, zonja Balluku, një emergjencë energjitike, për të mundësuar një kontratë me akuza të forta korruptive të anijeve me emra xhungle. Në këtë dosje me hartë Shqipëri-Amerikë e Turqi-Iran, dalin emra kompanishë të sanksionuara nga Uashingtoni. Këtu ka vend të pyesësh çdo autoritet ligjor, politik e diplomatik, se përse Struktura e Posaçme u soll ndaj këtij skandali kaq madhor, në mënyrë të përveçme, duke u heshtur?! Balluku ka mjaft dosje ku gjendet e përmendur dhe prokurorët mezi çapiten për verifikime e veprime. Helbete ka prej tyre në gjykata e prokurori, ku nderet e motrës komisionere e drejtuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në procesin e rivlerësimit, janë mbajtur shënim. Ndaj, njëra dorë lanë karrigen e të dyja bashkë groposin dosjet. Kulmin, tigreshë Kim e bëri në vendin tonë kur turfulloi në oborrin e PD, se do hahej atë ditë e këndej vetëm bar, nëse nuk veprohej sipas oreksit të Ramës. Me kthimin në Amerikë e nën administratën Trump, u bë një trashëgimi e rracës së tigrit. Këtu urdhëronte prokurorë e gjyqtarë të merrnin vendimet siç nuk thonin provat. Sulmi ndaj logos së PD për ta mbajtur dhunshëm paligjshmërisht aty ku donte shefi i saj, vëllezërit e Aleksit në Tiranë, Edi dhe Erion, ishin teprim pa shkak. Charls McGonigal është një tjetër mesele korruptive me sekrete të shumta penale, ku ambasadorja ka shpjegime për të dhënë për eprorët e drejtësinë e vendit të saj. Ndërsa Balluku si minsitre e linjës dhe zëvëndëse e Ramës, është ekzekutorja e bindur e këtij projekti korruptiv, ku mbi 100 milionë euro të taksave tona, kanë dalë nga buxheti drejt arkave të Tigrave. Por nuk është vetëm kaq. Pjesa turke dhe iraniane e kësaj dosjeje, ngarkon me kosto mosveprimi strukturën e Posaçme, e cila krenohej me dekorata, ndërsa urdhëruesit përlanin miliona me lopata. E siç dihet, çdo perandori është shumë e fortë, deri dhjetë minuta para shembjes. Tigrat nisën punësimet e maceve si shpërblim i kontributit në bërjen e kontratave. Macet nuk kanë pasaporta shtetesh, janë gjithkund njëlloj. Prokuroria nën një tjetër orkestër qëndrimesh amerikane, mund të zgjohet para dimrit edhe për këtë ngjarje të madhe korruptive, qeveritare e diplomatike.

Neutrale October 1, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
6 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
21 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
22 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
23 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
23 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?