Biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, është vrarë me armë zjarri në Salari të Tepelenës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari, në aksin rural që lidh këto dy zona.
Sipas burimeve, viktima udhëtonte me automjetin e tij, kur një person i armatosur ka dalë para duke hapur zjarr mbi të.
Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes.
Edoardo Sarchi ishte pronar i një fabrike tullash në Tiranë.
“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”– njofton policia.

