Esse nga Mitro Çela
Kur isha kalama, jetoja në fshat.
Mbrezhan-Përmet.
Çezma ishte një orë larg. Ujin mamaja e mbushte me bucela.
Dy mbi gomar, një në kurriz.
E përdornim për të pirë, për të larë, për të gatuar. Prandaj duhej kursyer.
Po si?
Mua më vishnin fustan.
Pa brekë… Bythën e fshija me gjethe.
Një ditë u hodha nga bajamja.
M’u kap fustani në degë.
Mbeta i varur me kokë poshtë…
Bythën ma lëpinte zagari…
Fustani pa brekë ishte si modë në fshat.
Një shokun tim, këtu e 70 vjet më parë, e zuri barku.
I mori purtha shalët e nisi ta lëpijë derri.
Ndodhi hataja: i hëngri derri lafshën e zogut.
Rekort për Gines, nëse bëma do të dodhte sot:
derri bëri synet një shqipo boy.
Në mend më erdhi kjo bejte e mamasë.
Lono Peçi burrë i zoti/
mori gomarë e kulloti/
i dha ujë e ujë s’piu: /
ngriti bishtin
dhe ia… shtriu…
Kur e lexojë Ezmerka këtë esse, zgurdullojë sytë.
U shqetësua.
Pyeti një shoqe psikologe:
– Mitroja, së pari e ka nga pleqëria.
Së dyti e ka mallkuar buxheti i Shtetit.
Ka 23 vjet që jeton si parazit…
Pak a shumë ka roitur…

