Në mbledhjen e sotme të qeverisë, krahas vendimeve të tjera, janë emëruar edhe disa zv.ministra.
Ish-deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjithashtu, Eugena Tomini rikthehet në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë, një post që ka mbajtur edhe më parë.
Një tjetër emërim është ai i Silva Cakës, e cila është emëruar zëvendësministre e Brendshme. Silva Caka vjen nga Partia e Lirisë dhe i bashkohet kështu Partisë Socialiste në qeveri.
Silva Caka e Partisë së Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme (emrat e tjerë)
Leave a comment
Leave a comment

