Mbi Danimarkë janë parë përsëri dronë mbi aeroporte, (25.09.)- këtë herë, u prekën edhe bazat ushtarake. Hapësira ajrore në Aalborg u mbyll përkohësisht dhe policia raportoi pamje dronësh në katër aeroporte. Dronë janë parë në aeroportet Esbjerg dhe Sönderbirg, si edhe Skrydstrup. Aty janë stacionuar avionë luftarakë, F-16 dhe F-35. Edhe aeroporti në Aalborg përdoret nga ushtria.
Shumë detaje janë ende të paqarta. Gjithçka tregon se pas tyre qëndrojnë profesionistë, tha Ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në një konferencë për shtyp në Kopenhagen këtë mëngjes. Numri i saktë i dronëve nuk dihet ende, as nuk ka pasur ndonjë informacion mbi madhësinë e tyre. Dy ditë më parë, aeroporti kryesor i vendit në Kopenhagen ishte mbyllur për katër orë për shkak të pamjeve të dronëve. Rreth 100 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u prekën. Kryeministrja Mette Frederiksen e quajti këtë së fundmi si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më sot”. Danimarka nuk e përjashton që Rusia është e përfshirë në këtë incident. por, mbetet e paqartë se kush qëndron pas dronëve. Aeroporti në kryeqytetin norvegjez, Oslo, gjithashtu u detyrua të mbyllej për shkak të pamjeve të dronëve.
Burimi: DW Shqip




