Zëvendëskryetari Elis Halili, i ulur në mënyrë të paligjshme në karrigen e “Kryetarit” të Bashkisë Vlorë nga komisioni famëkeq “Çuçi, Vëngu, Sinaj” dhe i certifikuar nga votat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Këshillin e Bashkisë, sapo ka treguar qëllimin e tij të vërtetë. Brenda më pak se tre ditësh, ai kërkon të devijojë 4.6 milionë euro investime, të paracaktuara paraprakisht se kush do t’i fitojë, vetëm që vetë të marrë pjesën që siç thonë i “takon”. Në mos qoftë “Fusha shpk”, kompania e përfolur si lobuesja kryesore e vendosjes së tij në krye të bashkisë.
Kolegë të mazhorancës në Këshillin Bashkiak Vlorë, është momenti të hapni sytë dhe të shihni me fakte se kë keni ngritur në piedestal si “Kryetar”. Çdo votë që jepni në mbështetje të tij është bashkëfajësi në certifikimin e oreksit të klientëve pranë Ramës, Çuçit dhe këtij mercenari të ri të pushtetit lokal.
Për ligjshmërinë e këtyre veprimeve, opozita do të flasë qartë dhe prerë në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, të hënën, më 29.09.2025. Qytetarë, na ndiqni!





