Presidenti i Republikës, Bajram Begaj teksa vazhdon vizitën në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e OKB, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në takimin e Nivelit të Lartë mbi multilateralizmin.
Rreth këtij aktiviteti, Begaj ka shkruar një status në rrjetet sociale, si më poshtë:
Sot në Harvard Club mora pjesë në takimin e Nivelit të Lartë mbi multilateralizmin dhe sfidat në rrugën drejt paqes, i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Ganjavi.
Gjatë takimit, theksova rëndësinë e multilateralizmit si rrugë drejt paqes dhe bashkëpunimit.
Në një kohë sfiduese për rendin global, mbështetja ndaj institucioneve ndërkombëtare mbetet thelbësore për parandalimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit.
Për vende të vogla si Shqipëria, multilateralizmi është garanci për sigurinë dhe përfaqësimin në arenën ndërkombëtare.



