Kryeministri ka pohuar sot mungesën e një rivaleje përballë Ogerta Manasterlliut.
Është e vërtetë që Ogerta nuk ka rivale.
Nuk ka rivale që të mund ta sfidojë në mediokritet, poshtërsi dhe hajdutëri.
Nuk ka rivale sepse është vështirë të rivalizosh një grua që nuk skuqet.
Nuk ka rivale sepse është e vështirë të rivalizosh një grua që emrin e saj e ka ndërtuar mbi shtyllat e vesit të paimagjinueshëm dhe të servilizmit të pashembullt.
Nuk ka rivale sepse është e vështirë të rivalizosh një grua që nuk mendon.
Një grua, që nuk mendon, është e aftë të bëjë gjithçka dhe paaftë të turpërohet me asgjë.
Një grua, që nuk mendon, është zbatuese urdhrash dhe jo krijuese strategjish.
Një grua,që nuk mendon,mund të paraqitet përballë shqiptarëve si alternativë shprese ndërkohë që ka plot 5 dosje në SPAK.
Post Scriptum- Një grua, që është e privuar nga mendimi, është vërtetë e vështirë për t’u sfiduar.

