NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    24 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Agron Tufa/ TË PUSHKATOHET
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Agron Tufa/ TË PUSHKATOHET

Neutrale
Last updated: 2025/09/24 at 3:10 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

(Në kujtim të stërgjyshit tim)

Janar 1944. Në konakët e Ali Likës së parë në Luzni, kanë ardhë ata, të Nacional-Çlirimtares. Kanë ardhë dhe burrat më të zgjedhur nga krahinat e Dibrës. Po ban kuvend komandanti partizan dhe burrat e krahinave po e dëgjojnë. Komandanti i drejtohet Ali Likës, e përmes tij, gjithë burrave të tjerë:
– Ka ardhë koha, or burra, me marrë krahun e Nacional-Çlirimtares. Komunistët që po e udhëheqin këtë luftë të popullit, do të qeverisin nesër. Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do të marrë fund varfëria, shfrytëzimi, kurbeti. Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do të ketë punë, bukë, liri, arsim, vëllazërim e barazi. Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do të ngremë një botë të Re, ku çdo shqiptar do jetë jo vetëm vëlla me besë me popujt e tjerë, kojshi e të largët.
Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do ta ndërtojmë të ardhmen tonë përqafe me popujt e Ballkanit dhe popujt e lavdishëm sovjetikë. Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Bashkohuni me ne, o burra malësorë, patriotë! Shkruhuni që sonte me Nacional-Çlirimtaren e udhëhequr nga Partia Komuniste, jepni besën e shqiptarit! Fole një fjalë, o Ali Lika i Luznisë, jepe ti i pari besën, si patriot i vjetër. Sepse ne, komunistët, kemi një Ide, – përfundoi fjalën e tij Haxhi Lleshi.
Heshtja në odë u bâ zgafellë. Sytë e burrave e të partizanëve janë ngulë tek fytyra e Ali Likës. Ai thith prajshëm çibukun dhe shfryn tymin në mustaqet e zverdhura. Bora e qeleshes mbi krye i jep një pamje të paturbulluar. Mandej flet përmes tymit të duhanit:
– Asht e kollajshme ajo punë, or Llesh. Kollaj sa s’ka… Po ma para, a ban me ta bâ nji gjysëm pyetjeje?
– Fol o Ali Lika, – i thotë Haxhi Lleshi.
– A ban me e ditë bre, ku e ka nanën bijë – ajo Ideja jote?
Heshtja në odë hapet zgafellë e zezë. Të qeshura malësorësh nën mustak. Në ballin e Haxhiut dalin bula djerse. Koha kalon.
– Nuk po na kthen gjegje or Haxhi, prandaj po ta thom prapë: ku e ka nanën bijë ajo Ideja jote?
– Është ideja e popujve të lirë e vëllezër, Ali, – gjegji Haxhiu.
– Aiii, or Haxhi…! Burri gjegjet troç: unë nanën, bre, nanën desha me e ditë, ku e ka bijë ajo ideja jote?
– Në Moskë, Ali, në Moskë…! Atje tek shoqëria e drejtë pa klasa e shfrytëzim, nën udhëheqjen e ndritur të gjeneralisim Stalinit.
– Faleminderëz Haxhi! Prej Moskovit vikan dhe Ide të mira. Sak me u çuditë! Apo jo burra? – i kthehet odës ai.
Askush nuk flet. Haxhi Lleshi ngrihet. Fill mbas tij gjithë komanda. Kur dalin nga kulla e Ali Likës, Haxhiu ndalet dhe u thotë komandantëve e komisarëve të tij:
– Sapo të vijmë ne në pushtet, mbajeni mend mirë: i pari në këtë zonë të pushkatohet Ali Lika.

Urdhri u zbatua në të hyrë të vitit 1945.

Neutrale September 24, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
7 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
22 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
23 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
24 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
24 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?