Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është larguar nga detyra në Departamentin e Shtetit, duke mbyllur karrierën e saj në shërbimin diplomatik.
Ambasadorja Kim në Tiranë pati kontestime të shumta nga opozita për qëndrimet e saj dukshëm në mbështetje të qeverisë socialiste.
Departamenti i Shtetit e ka paraqitur largimin e saj si pjesë e një tranzicioni të zakonshëm drejt pensionit, por media të shumta kanë raportuar se ndaj saj janë hapur hetime të brendshme për shkelje administrative dhe konflikt interesi.
Kim u pensionua në moshën 53-vjeçare.

