Në marsin e vitit 1933, Hitleri përdori djegien e Reichstag-ut për të shuar çdo opozitë. Salla e operës “Kroll” ishte e mbushur me trupa SA e SS, ndërsa brenda, deputetët e mbetur duhej të vendosnin t’i dorëzonin lirinë një njeriu të vetëm.
Ai foli gjatë për “stabilitet”, për “mbrojtjen e rendit”, për “interesat e kombit”. Në fund, me 444 vota pro dhe 94 kundër, demokracia gjermane mbylli sytë. Lejoi, megjithatë, të kishte vota kundër.
Në Tiranën e vitit 2025, skena është më moderne – aty nuk ka uniforma naziste, por ka robotë të futur në qeveri. Në vend të trupave SS që mbushnin sallën, kemi kartonët e mazhorancës që bëjnë të njëjtën punë: garantojnë që zëri i opozitës të mos dëgjohet.
Dhe në vend të fjalimit të gjatë të Hitlerit, kemi një gjysëm fjalim të Ramës dhe gjysëm të robotit Diella, me procedurë të shpejtë: as 25 minuta, pa debat, pa asnjë mendim ndryshe, pa lejuar të votojë kush kundër – programi qeveritar miratohet. Hera e parë në 34 vjet, gjoja demokraci.
Në Gjermani, deputetët e opozitës që guxuan të votonin kundër u shpallën “armiq të kombit”. Në Shqipëri, deputetët që tentuan të flasin u shpallën “të padisiplinuar” dhe mikrofonët iu mbyllën.
Pra, atëherë përdorej tymi i Reichstag-ut, sot përdoret tymi i propagandës; atëherë vendosej diktatura me armë e kërcënime, sot vendoset me “start-up robotics” dhe kartona të 82 robotëve me dy këmbë.
Dhe e gjitha kjo ndodh në sytë e gjithë ambasadorëve të vendeve perëndimore në Tiranë, të cilët bëjnë sikur nuk shohin për shkatërrimin e demokracisë shqiptare dhe e kalojnë me heshtje, në këmbim të ndonjë kurve që u jep pushteti për të shuar epshet ose në këmbim të ndonjë biznesi po me pushtetin.

