Shqipëria sot ndodhet përballë sfidave të mëdha, politike, ekonomike e sociale. Realiteti nuk është ai që meritojnë qytetarët e saj.
-Shpopullimi po kthehet në dramë kombëtare, rinia largohet, familjet ndahen, e ardhmja boshatiset.
-Marrëdhëniet me gjysmën tjetër të kombit mbeten të brishta, kur në fakt duhej të ishin urë bashkimi dhe forcimi mbarëkombëtar.
-Standardet demokratike janë në rënie; vota e lirë ende nuk është e garantuar, ndërsa vullneti i qytetarëve shpërfillet.
-Qeveria e re dhe parlamenti i ri, të dalë nga zgjedhje të manipuluara, nuk premtojnë as ndryshim, as shpresë.
-Parlamenti është kthyer në parlament kryetarokracie, jo të alternativës, jo të meritës e ligjvënies serioze.
-Ky parlament është produkt i një Ligji zgjedhor me marrëveshjeje të imponuar e antidemokratike, që penalizoi forcat e vogla dhe deformoi garën politike.
-Një pjesë e madhe e klasës politike, qeverisëse deri tani, është e konsumuar, e bajatosur dhe e pabesueshme para qytetarëve.
Kjo situatë nuk duhet të na dekurajojë. Përkundrazi, duhet të na shërbejë si thirrje reflektimi.
Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri të re, për impulse pozitive, për njerëz që mendojnë e veprojnë ndryshe. Ka nevojë për alternativa programore e potenciale të djathta që, të bashkuara, mund ta rrokullisin këtë mazhorancë dhe t’i japin vendit rrugën që meriton, kjo duke filluar që me tgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë e disa bashki të tjera.
Opozita, në tërësinë e saj, nuk mund të sjellë ndryshimin e duhur pa mbështetjen e forcës konservatore tradicionale duke bërë gabimet e mëparshme dhe duke anashkaluar çdo potencial e propozim të tyre.
PLL, në kuadër të riorganizimit dhe ridimensionimit strukturor të saj, mbetet e hapur dhe ftuese për të gjithë ata që duan të bashkojnë potencialet në një mision të madh, për një Shqipëri ndryshe, të zhvilluar, të integruar, sovrane dhe mbi të gjitha të bashkuar nën kurorën mbretërore.
ATDHEU MBI TË GJITHA! 🇦🇱

