NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjeneral Piro Ahmetaj: “Pekin, parada e Liderëve dhe Armëve vrasëse të Paqes” !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjeneral Piro Ahmetaj: “Pekin, parada e Liderëve dhe Armëve vrasëse të Paqes” !

Neutrale
Last updated: 2025/09/11 at 2:27 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Javën e kaluar (3 Shtator), kancelaritë, institucionet, institutet dhe ushtria mediatike në mbarë globin u dominuan nga Parada Ushtarake e Pekinit, që formalisht i dedikohet 80 vjetorit të kapitullimit, njëkohësisht datës zyrtare të fitores së Kinës ndaj Japonisë nazi-fashiste, por që praktikisht meriton të quhet/titullin: “Parada e Aleatëve dhe Armëve vrasëse të Paqes”!
I vetëdijshëm që jo vetëm titulli, do provokojë debate të forta, nga internacionalistët anti-amerikanë, politikanët e borderosë së Kuvendit, analistët e gjithëditur, përfshi strategjistët mëndjendryshkur, fatekeqesisht edhe në Tiranë, në vijim gjeni gjetje dhe mesazhe gjeopolitike nga kjo ngjarje:
Pikësëpari, për të mbetur i drejtpërdrejtë si dhe konsistent me 10-ra vlerësimet e publikuar rreth: “luftës gjakatare të Rusisë-Putiniste në Ukrainë, përballjen me terroristët në Lindjen e Mesme, zgjimin e oshilacioneve të Millosheviçit në Ballkan, si dhe demostrimin e fuqisë pakonkurueshme ushtarake të ShBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, etj”, paradën e Pekinit e çmoj jo vetëm si gjetje “alla Kinezçe”, por dhe si sfidë për paqen, rendin global të sigurisë, statuquosë gjeopolitike, interesave euroatlantike , si dhe ndaj qasjes së fortë të Presidentit të ShBA Donald Trump.
Parada kishte qëllim projektimin e fuqisë ushtarake në botë si dhe frymës patriotike dhe kohezionit të kombit Kinez rreth Leadersh-it aktual. Por, në fjalën e Tij, Presidenti Xi, anashkaloi poshtërimin nga Japonia nazi-Fashiste (nga 1937) si dhe mirënjohjen ndaj ShBA për gjunjëzimin e Japonisë në 3 Shtator 1945, duke e cilësuar Luftën e 2- Botërore vetëm si kthesë në “ringjalljen e të pandalshme të kombit Kinez”. 
Megjithë problemet me të drejtat e njeriut dhe regjimin komunist, sigurisht Kina është superfuqi ekonomike, kulturore dhe gjeopolitike, duke mbajtur rol determinant për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin Aziatik, por edhe në rrafshin global. Për ta ilustruar, mjafton të përmendim që Kina është vendi i dytë nga popullsia (1.4 miliard);  i 2-të me GDP (nominale) 19 mbi trilion $ (mbas USA me 30 Trilion $), dhe po ashtu e dyta (por ende shumë mbrapa) për sistemet e teknologjisë së avancuar. Me këtë rast, kujtoj se për shkak të peshës gjeopolitike, Pekini u tolerua (si dhe vijon..) nga ShBA/Perëndimi për “shtypjen me tanke të studentëve në sheshin Tiananmen 36 vjet më parë” (Qershor 1989) !    
Së dyti, përtej kostumit të Mao Ce Dunit (!), fjalimit dogmatik para një turme me më shumë se 50,000 spektatorësh si: “Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen midis paqes ose luftës”, duke shtuar se populli kinez “qëndron në anën e duhur të historisë”, e cila kulmoi me lëshimin e 80,000 pëllumbave të paqes dhe tullumbaceve shumëngjyrëshe në Sheshin Tiananmen, praktikisht në Parade u demonstrua: “fuqia e armëve vrasëtare të Paqes, si raketa, avionë, tanke, teknologji & dronë të gjeneratës së fundit”!
Sigurisht edhe në planin ushtarak Kina nuk është as Koreja e Veriut, as Irani dhe as Rusia. Kjo pasi shpenzimet e mbrojtjes arrijnë në 250 Bilion $ në vit, pra e dyta në botë (4 herë më pak se SHBA), ka 58 baza me 600 armë nukleare (10 herë më pak Rusia dhe USA). E thënë më qartë, ka kapacitete dhe fuqi ushtarake për Luftën hibride, kibernetike dhe Inteligjencën Artificiale; raketat hipersonike (DF-61) të avancuara, armë elektromagnetike; radarë, raketa anti-satelit të gjeneratës së fundit, si dhe armët/viruse kimike dhe biologjike “të krijuar në laborator për të krijuar panik masiv”.
Përtej entuziazmit të pjesëmarrjes së pinjollit të KGB-së në këtë Parade, gjykoj se kanë dështuar me turp edhe llogaritë djallëzore të Putinit për të tërhequr Pekinin në hapjen e një fronti të ri lufte ndaj Tajvanit, dhe jo vetëm. Si edhe gjatë 43 muajve lufte në Ukrainë, Kina Popullore nuk i ka dhënë mbështetje me armatime ushtarake por e ka paralajmëruar Kremlinin për mos-vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi. Nga ana tjetër, Pekini zyrtar ka konfirmuar se “kur vjen fjala për interesa gjeopolitike Kina nuk bën lojën e askujt dhe nuk mund të jetë aleate e natyrshme me Rusinë në luftën kundër USA dhe BE” !
Së treti, përveç Putinit, Kim Jong-ut, etj autokratë me “kullaro demokratike”, kjo Parade u refuzua nga Perëndimi. Kështu, Presidenti Trump e ka ironizuar qasjen e Pekinit si “Komplot kundër ShBA dhe ndalimit të gjakderdhjes në Ukrainë”. Ndërsa ashtu si për në 9 Maj, pra paradën e Moskës mbi Ditës Staliniste të Fitores mbi Fashizmin, Perëndimi (BE) ka paralajmëruar se: “Të festosh me Putinin, që vret përditë njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane dhe euroatlantike (BE & ShBA/NATO)”.
Refuzimi i pjesëmarrjes së Perëndimit lidhet me pjesëmarrjen e Putinit, ose siç e cilësoi Kancelari Gjerman Mercz “vrasësin më të madh të luftës së kohës tonë”, për shkak të përgjegjësive në luftën 3.5 vjeçare (1.6 milion të vrarë), ndaj integritetit territorial të Ukrainës, por edhe ndaj rendit global, vlerave, interesave dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE).  
Së katërti, me përjashtim të Kryeministrit Sllovak Fico (i vetmi nga BE/NATO) dhe Presidentit Serb Vućič, braktisja e Paradës tregoi kohezionin e fortë të 31 vendeve të NATO-s, si dhe vendosmërinë për për t’u përballur bashkarisht me të gjitha kërcënimet e luftës së ardhshme: “IA, raketat, robotët, dronët, armatimet moderne dhe propagandën/dezinformimin bolshevike”. Kështu mos-pjesëmarrja ishte edhe mesazh i qartë ndaj diktatorëve gjakatarë si dhe të shkalluarve nga fuqia e të gjithë-Pushtetit (Putinit, Kim Jong, etj). 
Kryeministrin Sllovak një personazh kontravers që nuk e marrin seriozisht në NATO/BE. Ndërsa për rrokullimën drejt fundit pa lavdi dhe oshilacioneve të ish-ministrit të Millosheviçit nga “Shqipëria e Madhe”, meriton denigrimin që i bëri edhe aleati strategjik/Putini: “s’të duan më si leader të Serbisë” !
Në fakt jo shqiptarët por Beogradi Zyrtar duhet të përgjigjet (pikësëpari popullit Serb dhe USA/NATO) që ndërkohë që “nuk kërcënohet nga asnjë vend i rajonit (përfshi RSh/Kosova), pse (?!?) shpenzon (armatosjet deri në dhëmbë) mbi 2 Miliard € në vit, pa konsideruar marrëveshjen me 1.64 miliard për dronë dhe raketa nga Izraeli, rreth 3 Miliard kontrata me Francën për 12 avionë Rafale, si dhe 2 miliard € me Kinën, ose mbi 5 % të GDP-së vjetore të Serbisë, pra 8 herë më shumë se Shqipëria dhe Kosova së bashku ?!?
Së fundmi, ri-sjell në sulmin shkatërrimtar dhe  më të fuqishëm të historisë së njerëzimit nga ShBA (6 avionë B-2 me kosto 2-Bilion $; 37 orë fluturim; 12 bomba GBU-57 (nga 14 tonë); 10-ra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avionë F-35) ndaj bazave bërthamore të Ajatollah-ut të Iranit, që kërcënonte: “me shfarosje nga faqja e dheut të kombeve, kulturave dhe shteteve sovrane”!
Para pak ditësh, në ceremoninë e ri-Emertimit “Ministria e Luftës”, Sekretari Pete Hegseth, i konfirmoi Presidentit Trump (CINC) se “fuqia ushtarake (përfshi në hapësirë) e SHBA është shumë dekada përpara se armiqtë potencialë”. Kjo, shërben edhe si mesazh i fuqisë së pakonkurueshme të ShBA ndaj diktatorëve gjakatarë si dhe të shkalluarve nga fuqia e të gjithë-Pushtetit (Putinit, Kim Jong, etj).  
Thënë këto mbetem besimplotë si dhe e përsëris se vetëm falë (super) fuqisë ushtarake të pathyeshme dhe vdekjeprurëse e ShBA si dhe leadership-it të fortë të Trump, jo vetëm interesat ShBA janë të garantuar por: “paqja, rendi global i sigurisë, vlerat e qytetërimit dhe demokracia do të triumfojnë mbi neo-nazistët, neo-stalinistët, neo-Macedunistët, neo-Millosheviçët si dhe ndaj shteteve dhe organizatave terroriste”!.” 
Rekomandime strategjike për Modernizimin e Sistemit të Sigurisë & Mbrojtjes mbarë-Kombëtare:
1.       As nuk duhet ta mendojmë rikthimin te marrëzia e “mbrojtjes me forcat e veta”, por të mbështetemi fortë si dhe forcojmë edhe më tej bashkëpunimin strategjik me ShBA/NATO/BE.
2.      Duke duartrokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh në fushën e mbrojtjes si dhe përulur para përgjegjësive shtetërore”, të jetësojmë Platformën: “2-Shtete Sovrane, 1-Komb i Vetëm”, duke e konfirmuar në Washington, Bruksel etj, që: “kjo platform nuk kërcënon askënd (përfshi Serbinë), por do të kontribuojë si një balancë racionale për paqen afatgjatë si dhe integrimin euroatlantik të Rajonit.
3.      Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga 2% në 5% deri në 2030 domosdoshmëri për të transformuar SS&MbK, në përputhje me Konceptin e Ri të Mbrojtjes Kolektive, duke modernizuar aftësitë operacionale të FA në përmbushje të misionit kushtetues: “mbrojtjen e integritetit territorial (neni 5); zhvillimin e interesave kombëtare, detyrimet në NATO dhe promovimin e vlerave euroatlantike” !
4.      Garanci në suksesin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, mbeten: “rikthimi i RSh në shinat e demokracisë funksionale dhe balancave kushtetuese; gjithëpërfshirje dhe konsensus; përgjegjshmëri e lartë ndaj interesave kombëtare dhe forcimi i partneritetit strategjik me ShBA/NATO/BE”. 
* Autori: Gjeneral ®️ Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO,
Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,
Themelues i Përfaqësise se RSh në SHAPE/NATO
 

Neutrale September 11, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
11 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?