Deklarata e sotme e të ngarkuarës më punë të SHBA, Nancy Van Horn, që e ekspozon Shqipërinë si një vend ku mbretërojnë kartelet e drogës që pastrojnë para me bekim qeveritar qartazi e sanksionon Edi Ramën si bashkëpunëtor të karteleve të drogës që kanë mbushur Evropën dhe Amerikën me drogë.
Van Horn ishte e qartë kur tha se shuma të mëdha të ardhurash të paligjshme të pastruara në të gjithë këtë rajon minojnë rritjen reale ekonomike, teksa kur flasim për pastrimin e parave në ndërtim, një njeri ka monopolin e lejeve të ndërtimit dhe ai është Edi Rama që ka dhënë leje për trafikante droge që janë në kërkim nga SPAK.
Edi Rama ka vendosur në dispozicion të trafikantëve të drogës Portin e Durrësit, teksa në këtë zinxhir pastrimi parash janë përfshirë Banka dhe instance të tjera shtetërore.
Politika e pastrimit parave është denoncuar me forcë nga Partia Demokratike, një politikë që ka nxitur krim, eksod, mjerim dhe kriminalizim.
Shqipëria do çlirohet nga Kryearkiteti i së keqes falë ndihmës së aleatit tonë SHBA.


