Hëna i ka magjepsur njerëzit që nga kohërat e lashta. Këtë fundjavë, ky moment po vjen përsëri: një hënë e plotë e kuqe si gjaku do të shfaqet në qiellin e natës, do të duket edhe në vendin tonë.
Eklipsi Hënor do te shfaqen nga ora 20:00 deri në orën 23:00, dhe do të ofrojnë një pamje spektakolare qe nuk duhet humbur.
Hëna e pergjakshme eshtë një fenomen i veçantë që ndodh gjatë një eklipsi hënor, kur Hena kalon përmes hijes së plotë te Tokës dhe ndriçohet me një ngjyrë të kuqe të thellë. Ky efekt shkaktohet nga ndriçimi i atmosferës se Tokës dhe bën që Hëna të duket si një
“top i kuq” ne qiellin e natës.
Hënat “e përgjakura”, të njohura edhe si eklipset totale hënore, janë mbështjellë nga supersticionet për shekuj me radhë – shpesh me kuptime të ndryshme.
Në shumë kultura – nga Babilonia, përmes Kinës, deri në Amerikën Qendrore – hëna e përgjakur interpretohej si një shenjë kërcënuese: vdekja e një sundimtari, luftërat e afërta, fatkeqësitë natyrore ose “ndëshkimi hyjnor”.
Nga ana tjetër, në disa kultura afrikane, shihet si një shenjë e “ripërtëritjes”. Batammaliba, një grup etnik afrikano-perëndimor nga Togo dhe Benini, e interpretojnë një eklips hënor – konkretisht një “hënë të përgjakur” – si një luftë simbolike midis Diellit dhe Hënës. Ata përpiqen të zgjidhin konfliktet – dhe të “pajtojnë Diellin dhe Hënën” – duke krijuar paqe në komunitetet e tyre.
Pra, sot presim një eklips total të Hënës që zgjat rreth 82 minuta, do të jetë më i gjati që nga viti 2022.
Toka do të vendoset pikërisht midis Diellit dhe Hënës. Hija e saj do të bjerë plotësisht mbi Hënë, duke e errësuar atë!
Përgatiti: Bilal Asllanaj

