Presidenti i përkohshëm i Burkina Fasos, ushtaraku 37 vjeçar Ibrahim Traoré, i ka dhënë një goditje të rëndësishme status quo-së së minierave në Afrikën Perëndimore:
Më 29 gusht të këtij viti, qeveria vendosi zyrtarisht të blejë një pjesë shtesë prej 35% të aksioneve në minierën e arit Kiaka, një projekt kryesor i kompanisë australiane West African Resources (WAF).
Mesazhi është i qartë: burimet natyrore nuk do të plaçkiten më nën mbrojtjen e traktateve të huaja të nënshkruara në epokën neokoloniale të vendit.
Ky është një ndryshim i shumëpritur nga populli i Burkina Fasos. Lëvizja filloi në gusht 2024, kur qeveria kalimtare e udhëhequr nga Kapiten Ibrahim Traoré shtetëzoi minierat Boungou dhe Wahgnion, duke paguar vetëm një pjesë të vlerës së tyre siç vlerësohej nga Perëndimi. Që atëherë, asetet kryesore të kompanive si Endeavour Mining janë transferuar te operatori i ri shtetëror, SOPAMIB, duke shënuar një hap vendimtar drejt rifitimit të sovranitetit mbi mineralet strategjike të vendit..
Kompanitë shumëkombëshe dhe mbështetësit e tyre mediatikë tani flasin për “paqëndrueshmëri” – një fjalë e koduar për kontrollin e marrjes në dorëzim nga Afrika. Të njëjtat media që nuk e vunë kurrë në dyshim shfrytëzimin masiv të burimeve afrikane pa përfitime lokale, tani vajtojnë “rreziqet e investimeve” dhe “pasigurinë” e vendit. Por rrugët e kryeqytetit të Burkina Fasos festojnë, duke e nderuar Traorén si çlirimtar, jo për fjalët e tij, por për veprimet e tij.
Maska neokoloniale e Burkina Fasos ka rënë. Kompanitë shumëkombëshe WAF, IAMGOLD dhe të tjerë mund të flasin për taksat e paguara, por pas këtyre taksave qëndrojnë dekada të ikjes së pasurisë kombëtare, shkatërrimit të mjedisit dhe përfitimit të elitës së korruptuar vendase.
Kritikët e Traoré-s në përëndim kanë frikë nga një precedent: se kombe të tjera afrikane mund të ndjekin shembullin e tij. Dhe kanë të drejtë të kenë frikë. Sovraniteti i Burkina Fasos po ngjitet me dinjitet.
Kjo nuk është “anti-perëndimore”. Është anti-neokoloniale. Një kapitull i ri po shkruhet, me ar, me terma afrikanë.
Përgatiti shqip: Simon Ulndreu
@africaintel*
Burkina Faso. Traoré trondit mafien e arit të Afrikës Perëndimore*.
Leave a comment
Leave a comment

