Nga Shpetim Zinxhiria, gazetar shqiptar në Greqi
Mosha e vdekjeve të shqiptarëve në Rajonet e Policisë është nga 18-54 vjeç, ndërsa në burgje nga 18-54 vjeç.
Në mes të viktimave në paraburgim ( Rajoni Policisë) si dhe në burgje janë regjistruar edhe raste me gra të vdekura
Lidhur me këto vdekje Ministria e Drejtësisë së Greqisë ka nxjerrë një njoftim te brendshëm, për punonjësit apo gardianët e burgjeve, ku thekson se, punonjësi social ose drejtori i burgut në të cilin është i ndaluar i burgosuri kur vdes ky i fundit , njofton menjëherë vdekjen e tij tek autoritetet kompetente administrative dhe gjyqësore dhe të afërmit e tij. Në rastin e vdekjes së një të burgosuri të huaj, ambasada ose konsullata e vendit të tij ose autoriteti konsullor i vendit më të afërt njoftohen.
Vitet më të errta te vdekjeve në burgjet e Greqisë i përkasin periudhës se viteve 2018-2019 me 23 vdekje, afërsisht një në çdo muaj.
Nga ajo kohe e deri ne vitin 2024 ka një rënie të ndjeshme, numri ishte ne tre viktima ne vit.
Sot për vitin 2025 kemi vetëm një rast vdekje regjistruar në 15 prill në Rajonin e Policisë në Hanias/Kretë.
( Disa foto të shqiptarve që humbën jetën në burgjet e Greqisë )




