NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Paketa e Maleve: rrezik për bjeshkët e kullotat dhe për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Paketa e Maleve: rrezik për bjeshkët e kullotat dhe për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës.

Neutrale
Last updated: 2025/09/02 at 5:40 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Nga Isuf Çelaj, deputet i qarkut Kukës

Mënyra me të cilën përfaqësuesit e rilindjes pregatiten dhe e kaluan në seancë këtë ligj me shpejtësi dhe po thuajse në errësirë totale tregon qartë synimin djallëzor që mbart në vetvete kjo e ashtuquajtura “Paketa e Maleve.” Nga një premtim zhvillimi, në një plagë të re e burim konfliktesh mbi pronësinë kolektive të bjeshkëve,pyjeve e kullotave alpine për banorët e Tropojës,Hasit e Kukësi.

Këshilltarë bashkiakë të Tropojës, Hasit dhe Kukësit, është momenti juaj i përgjegjësisë historike. Qeveria ka nxjerrë në tryezë Paketën e Maleve, e cila premton lehtësira fiskale, tokë publike deri edhe me “1 euro”, dhe procedura ku regjistrimi i pronës vjen pas investimit. Por nëse ky ligj kalon i zbatuar siç është, ju do të mbani mbi supe jo zhvillimin, por konfliktet dhe përplasjet që do të pasojnë.

Trashëgimia e bjeshkëve nuk është mall për plaçkë tregu.

Në Tropojë, Has e Kukës, kullotat, bjeshkët dhe pyjet janë pronë e përbashkët e fiseve dhe fshatrave. Ato kanë qenë të tilla ndër shekuj, janë ruajtur me sakrifica, e shpesh edhe me gjak. Biles edhe në periudhën e regjimit monist ku u kolektivizua e shtetëzua çdo gjë bjeshkët e kullotat në organizimin e Kooperativave e Ndërmarrjeve Bujqësore në përgjithësi u lanë në që edhe shfrytëzimi i tyre të bëhej sipas fshatrave.
Për 35 vite, pas rënies së komunizmit, këto pasuri nuk iu janë regjistruar ende komuniteteve që i zotërojnë historikisht ato, gjë të cilën e kam ngritur disa herë në seancat parlamentare si për regjistrimin e kashnjeteve të gësjtenjave kësaj pasurie me vlera po ashtu edhe të banesave të ndërtuara me shekuj, por enee vazhdojnë të jenë të pa regjistruara në zyrat e Agjensisë së Kadastrës Shtetërore!
Dhe sot, përmes një pakete të re, rrezikojnë të tjetërsohen për interesa investitorësh fantazmë apo të lidhur nëpërmjet interesave okulte me qeverinë e rilindjes.

Çfarë thonë ligjet ekzistuese?
• Ligji nr. 55/2016 për Pyjet dhe Ligji nr. 26/2018 për Fondin Kullosor parashikojnë se pyjet dhe kullotat shtetërore administrohen nga bashkitë, por me detyrim të përfshijnë komunitetet lokale në përdorim e menaxhim.
• Neni 3 i Ligjit për Kullotat e njeh qartë funksionin social-ekonomik të kullotës për blegtorinë dhe detyrimin që të mos tjetërsohen interesat e banorëve vendas.
• Kushtetuta (neni 59/d) e detyron shtetin të mbrojë mjedisin dhe burimet natyrore, jo t’i shesë pa garanci për ruajtjen e tyre.
• Ligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Natyrore e ka të mbrojtur Zonën e Lumit të Gashit (UNESCO) dhe rezervat strikte – aty ku çdo ndërhyrje duhet të jetë e kufizuar rreptësisht.

Pra, vetë ligjet ekzistuese kërkojnë mbrojtje dhe pjesëmarrje të komunitetit. Ndërsa Paketa e Maleve, me mekanizmin e “legalizimit pas investimit”, i heq komunitetit të drejtën e fjalës paraprake dhe e lë vendimin vetëm në duar të këshillit bashkiak.

Pasojat e drejtpërdrejta
• Privatizim i kullotave të përbashkëta – investitori merr tokë që në realitet përdoret nga fshati.
• Përplasje sociale – aty ku pronësia nuk është e qartë, çdo kontratë zhvillimi kthehet në konflikt. Historia e veriut na ka treguar se bjeshka nuk falet dhe këtë duhet ta mësojnë mirë përfaqësuesit e rilindjes që shetisin sa në një bjeshkë në një tjetër duke broçkullisur gjasme në emër të zhvillimit të këtyre zonave.
• Cenim i kohezionit social – pronat e përbashkëta janë ngjitësi i fshatit; po u morën, solidariteti thyhet dhe bëhet shkak flagrant për konflikte që fundin mund ta kenë deri në tragjik!
• Shkatërrim i ekosistemeve – nga Alpet e Tropojës deri te pyjet e Hasit, bjeshkët e bukura të Kukësit, pasi pasuritë natyrore të këtyre zonave janë shumë më të çmuara se çdo resort i përkohshëm i ndërtuar mbi to duke i tjetërsuar bashkë me pronësinë edhe pamjen që natyra ua ka krijuar në shekuj!
• Zhvillim pa përfitim lokal – lehtësirat fiskale nuk garantojnë që të ardhurat të shkojnë te bariu, bletari apo drurëtari apo banori vendas.

Thirrje këshillave bashkiake

Ju, si këshilltarë të Tropojës, Hasit dhe Kukësit, jeni porta e fundit, por kyçe e vendimmarrjes. Mos pranoni të jepni miratim për dhënie prone pa:
1. Regjistrim paraprak të kullotave dhe pyjeve si pasuri të përdorimit kolektiv.
2. Konsultim të detyrueshëm me komunitetin që posedon këto kullota e pyje për çdo investim.
3. Kufizime zonale të forta pranë rezervave të mbrojtura e UNESCO-s.
4. Kushtëzim të çdo lehtësie fiskale me kontrata furnizimi nga blegtorët e zonës dhe me fonde për ruajtjen e staneve dhe shtegjeve tradicionale.

Nëse heshtni sot duke menduar për ndonjë përfitim të çastit, historia dhe brezat e sotëm dhe ata të ardhshëm do t’ju mbajë përgjegjës për përplasjet që do të lindin. Bjeshkët dhe pyjet e veriut nuk janë pasuri e lirë për treg, por pjesë e identitetit tonë kombëtar. Për to janë bërë beteja dhe është derdhur gjak. Mos e ktheni këtë trashëgimi në shkak për konflikte sociale e gjakderdhje të reja.

Paketa e Maleve duhet ndryshuar rrënjësisht ose refuzuar. Përndryshe, ajo nuk do të jetë paketa e zhvillimit, por paketa e konflikteve e hapjes së plagëve sociale në të gjithë veriun e vendit!
Për një qeveri të përgjegjëshme e cila mendon për qytetarët e vet parësore duhet të jenë interesat e banorëve të këtyre zonave e jo interesat e aferat e një grushti personash të ashtuquajtur investitor strategjik që vetëm kërkojnë të pasurohen me pasurinë e këtyre zonave.
Stop kësaj mënxyre në veriun e Shqipërisë!

Neutrale September 2, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
14 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?