Lajmin e bën me dije vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani si më poshtë:
#BledStrategicForum – Sot, me ftesë të Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Jashtme e Sllovenisë, u takova me homologët e Ballkanit Perëndimor. Diskutuam për integrimin në BE, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik.
Për Shqipërinë 🇦🇱, anëtarësimi në BE 🇪🇺 është një qëllim kombëtar, por dhe një domosdoshmëri për gjithë rajonin. Përmes bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të BE-së dhe NATO-s, mund të sigurojmë një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të bashkuar dhe me të ardhme evropiane.



