Para pak vjetësh më fton për kafe nji dashamirëse e jemja! Kishim kohë pa u takue! Folëm gjanë e gjatë për krejt çka ndodhte në zezomën tonë! Punonte dhe punon në shtet! Pasi u pajtue për pikjatën në të cilën gjendej vendi, më tha: Po pse nuk aplikon për punë në dikastere, janë disa që kanë nevojë për një njeri si ti! Dhe jam e sigurtë se fiton, por ma parë duhet me ul nivelin e sulmeve kundër qeverisë!
E pashë dhe qesha! I thashë, ja e ula nivelin, ja po i baj furça ksaj qeveria kartelësh, ja mora edhe xoftinën rrogë, që mos u hangërt, po atje a mund të rri si kufomë unë? Sepse ju të gjithë jeni kufoma! Sepse Edvin Rama hedh valle mbi eshtnat tuaja, e unë s’kam ndërmend me u ba ju!
Duke qenë grua e zgjuar u ndal nji grimë herë e manej më tha: Ki të drejtë! Kushdo që asht në punë të tilla trajtohet keq! Mbase unë nuk trajtohen ashtu, ama me i njoftë eprorët e mi të merr vaji: injorantë, arrogantë, qenie pa pikë personaliteti por ata janë aty dhe në krye! Vetëm se diçka mbaje mend se çdo kompani, çdo punë në krye ka kësi lloj qëniesh! Mos harro se këtu gjithçka i ngjan shtetit, pasi ndryshe nuk mund të kemi një qeveri hajdute, ktu vjedhin të gjithë e bashkë!
…dhe ja ku jena sot, pa asnji lloj institucioni në kamë, asnji organizëm që nuk asht nan kontrollin e mafies, krimit të organizuar e ca banditëve që orientohen nga të parët të shpërndarë në çdo sektor publik e privat! Po mor po, mos t’iu rrejë mendja: kudo janë ata, pjesa tjetër janë thjesht fshesaxhinjtë e tyne, ndonëse marrin rroga të mira! Ata paguhen thjesht të jenë me fshesë në dorë, të pafjalë, të paza’, të patinguj e sa herë duen eprorët e tyne edhe të pafrymë!
Ndaj ky vend asht i pashpresë, pikërisht se në asnjë cep të vendit nuk ka një njeri që merr fatin e vet në duar, të rebelohet, të dëgjohet e të vendos! Sepse Shqipnia ka në nji anë mashtrues, ordinerë, të paaftë e kriminelë e nga ana tjetër njerëz të nënshtruem deri ku snjohin ma veten e tyne!
Na që s’jena në asnjanën anë, jena pak e inekzistent për të dy palët!
Meqë po vjen shtatori jo për gja!

