Lëvizja “Vetëvendosje” propozoi deputetin Dimal Basha për drejtimin e Parlamentit dhe sot, ai mori 73 vota.
Kujtojmë se odisea e zgjedhjes së kryeparlamentarit të Kosovës zgjati gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Kush është Dimal Basha
Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.
Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke u diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Ai ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School
University,” po ashtu në New York.
Dimal Basha ka punuar në zyrën e ish-kongresmenit Eliot Engel, si dhe si
Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së. Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe SHBA.
Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate dhe është zgjedhur në mandatin e tretë, duke përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

