Është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që shkruan në rrjetet sociale:
“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.
Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”
Kujtojmë se, Ura kryesore mbi Lumin Ibër në Mitrovicë, disa herë ka qenë arenë përplasjesh etnike pas luftës dhe që nga ajo kohë, ajo mbikqyret nga forcat e KFOR-it dhe është e hapur vetëm për këmbësorë.

