Të gjithë po merren me ngushëllime e po shprehin keqardhje por unë dua sërish të trajtoj anën që njoh më mirë e për të cilën jam i kualifikuar, ndihmën mjekësore.
Po, arresti kardiak mund të ketë pasoja fatale sidomos në kohët e sotme…kur mbipesha, mbiushqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik vrasin çdo ditë.
Pyetja që shtroj unë sot pas 25 vitesh në shekullin e ri në Shqipëri është;
A jepet ndihma e parë e në kohë për të shpëtuar jetën që potencialisht mund të shpëtohet?
Ambulancat e Urgjencës a janë të pajisura me personel të kualifikuar, defibrilatorë dhe medikamentet që duhen në raste të tilla?
Restorantet dhe Hotelet a liçensohen pa staff të trajnuar për dhënien e ndihmës së parë?
Për sa kohë arriti në vendngjarje ndihma mjekësore në rastin e Z. Zheji?
Në zonat Turistike a funksionon shërbimi i kualifikuar mjekësor për dhënien e ndihmës së parë, në kohë e sipas standarteve të njohura e të pranuara ndërkombëtare?
Turizëm Elitar para së gjithash do të thotë shërbim shëndetësor elitar në zonat ku pretendohet një turizëm i tillë.
Në Europë para së gjithash shkohet me një shëndetësi bashkëkohore.



