Aksidenti fatal që ndodhi mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Sarandë-Delvinë, ka shkaktuar vdekjen e dy motrave.
Vajzat që në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku.
22-vjeçarja mësohet se ishte shofere ndërsa motra e saj e vogël dhe një shoqe ishin pasagjere.
Mësohet se Rozina ishte studente për mjekësi.
Pasagjerja që ishte shoqe e tyre, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, fatmirësish ka mbijetuar.
Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëvs.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij askidenti të rëndë ndërsa dyshohet se mjeti i viktimave është përplasur me një makinë tjetër e drejtuar nga Kevin Nora, i cili ka marrë plagë të lehta.

