A mund të imagjinoni një Spital Onkologjik që ka vetëm një EKG? Po, është e vërtetë!
As Shërbimi i Kimioterapisë, as i Radioterapisë, as Gjinekologjia, as Kirurgjia, nuk kanë EKG. I vetmi ekziston vetëm në sallën operatore!
Por skandali nuk mbaron këtu:
👉 Në gjithë Spitalin Onkologjik nuk ka asnjë monitor për të mbajtur nën kontroll gjendjen e pacientëve të hospitalizuar. Pacientë me kancer, të cilët shpesh janë në gjendje kritike, trajtohen pa asnjë mjet bazik monitorimi.
👉 Nuk ka asnjë aspirator! As në Radioterapi, as në Onkologji, as në Gjinekologji, as në Kirurgji. Pajisja bazë për të larguar sekrecionet dhe për të hapur rrugët e frymëmarrjes në rast komplikacionesh, mungon plotësisht.
⚠️ Këto pajisje nuk janë luks, por domosdoshmëri jetike:
‼️EKG-ja është e domosdoshme për të diagnostikuar dhe ndjekur komplikacionet kardiake që shpesh shkaktohen nga kimioterapia apo radioterapia.
‼️Monitorët mbajnë nën kontroll tensionin, oksigjenimin dhe ritmin kardiak, duke i dhënë mjekut mundësinë të reagojë në kohë në çdo emergjencë.
‼️Aspiratori është mjeti i parë në urgjencë për të shpëtuar jetën e pacientit që mbytet nga sekrecionet apo gjaku gjatë trajtimit. Pa aspirator, pacienti rrezikon vdekje të menjëhershme nga asfiksia.
🚩 Të kesh një spital onkologjik pa EKG, pa monitorë, pa aspiratorë, është njësoj si të hapësh një spital “në letër”, por jo për të trajtuar pacientë realë. Pacientët nuk trajtohen, por lihen në mëshirë të fatit.
Lexoni dokumentin më poshtë: Jo vetëm mungesë Ekg-je, monitorësh e respiratorësh, por edhe mungesë garzash dhe dorezash! A ka ku të shkojë më?
Ah se harrova!!!
Po oksimetër a kanë në Onkologjik?


