Nga Ing. Hasan Cani
Shqipëria po përballet me një sezon shkatërrues zjarresh në pyje dhe kullota. Pasojat e këtij shkatërrimi janë shumë të rënda. Tani për tani ne mund të vlerësojme vetëm sipërfaqen e djegur bazuar ne të dhënat e Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).
Zjarret kane perfshire ekonomi pyjore dhe kullosore ne mbare vendin duke shkaktuar zhdukjen e te gjithe pasurive natyrore, pyje dhe kullota (biodivesitet). Sipas EFFIS, deri me 20 gusht 2025, u shkrumbuan 55332ha ose 4.62% e sipërfaqes së mbuluar me pyje në Shqiperi.
Për vleresimin e komponenteve te nevojshem per llogaritjen e sakte te vlerës së dëmit ekonomik e mjedisor që shkaktuan zjarret nevojitet kohë dhe punë më e thelluar. Kjo vlerë dëmi (që pëfshin humbjen e vlerës se përdorimit direkt dhe indirekt), të prodhimeve drosore, prodhimeve jo drusore, kullotja, gjuetia, peshkimi, rekreacioni, ruatja e karbonit, prodhimet BMETV, ruajtja e biodiversitetit etj, pa dyshim shkon ne miliona euro. Nese kesaj vlere demi i shtohet edhe kostoja e rehabilitimit të sipërfaqeve, përmes ripyllëzimit me bimësi dhe masave hidroteknike mbrojtëse ndaj erozionit të tokës, koston e fikjes së zjarreve, humbja e të ardhurave nga përdorimi i tokës, kostoja e përgjithëshme e administratës dhe kostoja e punësimit alternativ, atehere ky dëm shkon në qindra miliona euro.
Eshte e vertete se zjarret kanë përfshirë dhe djegur edhe vendet e tjera te Ballkanit dhe te BE, por dëmi që ka shkatuar zjarri në këto vende ne raport me siperfaqen është shumë hërë më i vogël se në vendin tone. Pasojat që kanë lanë zjarret në vendet Ballkanike dhe disa vende te BE që ne u referohemi tregohen ne tabelen e meposhtme:
Nëqoftëse i referohemi Spanjës që ka një sipërfaqe prej 27.7 milion ha pyje, (sipërfaqja pyjore e Spanjës është e dyta më e madhe në vendet e Bashkimit Evropian) siperfaqja e djegur eshte vetem 1.43% e totalit.
Te gjithe vendet e treguara ne tabele kane vleren e siperfaqes se djegur (ne %) me te vogel se vlera perkatese për Shqipërinë (4.62%). Kjo shpjegohet me një organizim strukture me profesionale, të kompletuar me logjistikën tokësore dhe ajërore bashkëkohore, si dhe një infrastrukture në gjendjes shumë të mirë funksionimi te ketyre vendeve.
Ky vit ka treguar edhe një herë se shkaqet e renies se zjarreve ne vendin tone po ndryshojne në shumë raste dhe masat parandaluese dhe shuarja e tyre nuk është më një strategji e zbatueshme.
Prandaj lypset që të jetë Prioritet Kombëtare, përmes:
– një qasje e re që duhet të integroi organizimin strukturor me profesionist, për mirëadministrimin e pasurive natyrore pyjore dhe kullosore, tokës, pajisja me logjistikën e domodoshme dhe infrastrukturën funksionale, angazhimin e komunitetit, botës biznesit dhe uljen proaktive të rrezikut të zjarreve.
– gjthë sipërfaqja e djegur të shpallet në konservim me mbrojtje strikte deri në rehabilitim të plotë, duke përfshirë rehabilitimin e sipërfaqeve të djegura, peizazheve të prekura nga zjarret dhe në nxitjen e përdorimit të qëndrueshëm të tokës për të ndërtuar ekosisteme më elastike.
– masa konkrete afatgjata, afatmesme dhe emergjente të parandalimit të zjarreve dhe eleminimit të pasojave.
– iniciativa ligjore që për dëmtuesit e fondit pyjor dhe kullosor pamvarësisht formës pronësisë, përdorimit territorit dhe statusit të mbrojtjes, të mos ketë as gjykim shkurtuar dhe as amnisti për to.


