Prej pak ditësh, në rrjetet sociale janë publikuar, të dhëna të rëndësishme, për vitin e ri shkollor 2025-2026.
Madje, KM na ftonte të ishim tepër të vëmendshëm për datat, ditët e pushimit dhe si gjithnjë për (pa) sigurinë që do të mbizotëroj në shkollat tona.
I hodha një sy datave (se pjesa e propagandës, për shkolla cilësore, sigurisht, labrator etj, është copy-paste, që nga 2013) dhe vërejta një gjë e vogël në duke, por që ngre pikëpyetjet e veta.
Pushimet e dimrit janë parashikuar 22 dhjetor 2025- 2 janar 2026.
Pra sipas kalendarit lihet të kuptohet se nxënësit fillojnë mësimin të shtunën, data 3 janar!? Prita mos ndoshta ishte ndonjë lapsus dhe e rregullonin, por jo e paskan seriozisht.
Tani pyetja më e madhe që kam është: Mos ndoshta do të dali një udhëzim i ri, që të përcaktoj ditën e shtunë dhe të diel mësim dhe të hënë e të martë pushim, si berbërët njëherë vakti?
Të presim. MAS gjithnjë na ka suprizuar çfo fillim viti shkollor. Nuk është çudi që ta bëj edhe këtë vit të ri shkollor



