NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Dragoti/ ”Ne jemi miqtë që kemi! “
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Dragoti/ ”Ne jemi miqtë që kemi! “

Neutrale
Last updated: 2025/08/19 at 8:55 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Ka një çast në jetën e çdo njeriu kur pyetja më themelore nuk është më “kush jam unë?”, por “me kë jam unë?”. Ne jemi qenie që kërkojmë pasqyrimin tek të tjerët. Karakteri ynë, sado i lindur apo i ndërtuar prej përvojave, është gjithmonë në dialog me miqtë që zgjedhim rreth vetes.

Në rininë time, e shihja veten si një gur të fortë që nuk prekej prej ujit që rridhte rrotull. Miqtë nuk i kam menduar kurrë si themeli i vetëdijes. Por me kalimin e viteve ti kupton se gurit nëse i bie për një kohë të gjatë pika e ujit do ta gdhendë atë! Ashtu ndodh edhe me ne, fjalët e miqve, heshtjet e veprimet, modelet e jetës së tyre mënyra se si ata perceptojnë botën, janë goditje të vogla që na gdhendin.

Karakteri ynë ose thënë ndryshe , thelbi ynë është produkt i një proçesi të vazhdueshëm, një riciklim i përzgjedhjes së miqve. Nuk jemi vetëm autorë të krijimit të vetes, por edhe bashkautorë me miqtë që na rrethojnë, të cilët nuk janë thjesht pasqyra që na kthejnë imazhin tonë. Ata janë edhe mundësia për të parë versionet që nuk kemi mundur të ishim apo që do dëshironim të jemi. Një mik i guximshëm na bën të dyshojmë pse trembemi. Një mik i prirur drejt së bukurës e mirësisë na kujton rëndësinë e artit. Një mik i heshtur na mëson se fjalët e tepërta shpesh janë një mburojë, jo një e vërtetë. Karakteri formohet duke huazuar pak nga secili, si një mozaik që plotësohet nga shumëllojshmëri gurësh.

Por ka edhe një ligj të fshehtë, deri diku hyjnor të afërsisë njerëzore. Tërhiqemi më fort e kaq insitktivisht pothuaj deri në adhurim nga ata që i ngjajnë vetes sonë. Edhe kur jeta na vendos përballë karaktereve të kundërta, që na sfidojnë, mbetet në brendinë tonë një instinkt kthimi tek ngjashmëria. Pra e thënë me fjalë tjera nëse shihni bashkë dy njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët në pamje të parë, thjesht jeni duke i paragjykuar pasi ata janë një puthitje e plotë së brendshmi. Është një lloj nostalgjie e vetes, një kërkim i strehës ku shpirti e njeh veten pa shumë përkthime. Në fund, ne mund të marrim dritë nga kushdo në udhën tonë, por rrënjët i ngulim gjithnjë aty ku gjejmë jehonën e vetes.

Njeriu nuk është një substancë hermetike e padepërtueshme, por galeri marrëdhëniesh. Aristoteli do të thoshte se njeriu është “zoon politikon” (qenie e bashkësisë) pra qenie që nuk mund të ketë karakter jashtë lidhjeve miqësore. Sepse miqësia nuk është vetëm kënaqësi e kohës së lirë, por një laborator ku testohen ngjashmëritë, ku gjejnë prehje shpirtrat e ku bëjmë konpromise për të vërtetën për atë pjesë që nuk na e njeh dot gjithkush!

Pra, të më thuash cilët janë miqtë e tu, më ke treguar padashje diçka thelbësore për karakterin tënd. Ata nuk përcaktojnë plotësisht atë, pasi ti mund të jesh mes tyre edhe si një “ mish i huaj” për interesa, prej vetmisë, prej pamundësisë për diçka më të mirë, por në rastin e zgjedhjes së vetëdijshme ata mbeten harta ku ti vetë gdhend rrugët e tua. Një njeri i rrethuar nga miq të ndershëm nuk do të jetë domosdo i përsosur, por do të ketë gjithnjë pranë pasqyrën e ndershmërisë. Një njeri mes miqsh sipërfaqësorë do ta ketë të vështirë të dëgjojë thellësinë që gjendet brenda vetes. Një njeri i rrethuar nga njerëz të dështuar nuk do të ketë kurrë qëllime të reja e motivuese!
Shpesh përputhjet tona janë zhgënjyese për të mirë e për të keq që do të thote që me disa miq deri në një pikë marrdhënia duket në vendin e vet, por në fakt nuk është.
Dikush nga të dy shtiret ose dikush nga të dy sforcohet, apo dikush nga ty vuan nga sinqeriteti i tepërt! Atëherë mekanizmi fillon të gërvishtë me zhurma e dhembje.
Por ja vjen çasti që ti zbulon miqtë e tyre, njerëz që “çirren” për parime, e i mëshojnë dukjes, paragjykues nga shkëlqimi i veshjes deri tek gota e mbushur të suksesit për këdo që nuk ka një emër të madh… Këta të sjellin në pjatë të argjendtë të vërtetën e cila nuk të përket! Njëjtë do të ishte edhe në kahun pozitiv. Pra nuk ka rëndësi në janë më të mirë apo keq miqtë e miqve të tu apo drejtpërdrejt miqtë e tu, e rëndësishme është se ata nuk janë si ti.
Shpesh përzgjedhjet tona çalojnë nga mosnjohja e vetes! E kjo do të japë miqtë e gabuar e gjykimin e gabuar për ty!

Ndodh të çuditesh pasi sheh një përputhje perfekte miqsh në largësi pa njohje reale, pa sprova pa kohë të shpenzuar!
Atëherë ti bindesh për intuitën shpirtërore!

Zgjedhjet tona edhe kur drejtohen nga parimi” më mieë se vetja” nuk do të shkojë gjatë, pasi ajo që zgjodhëm mund të mos na zgjedhë
Unë ende nuk di aftësinë time të njohjes së vetes por di që, edhe nëse mendohesh një mijë vite ajo që ti zgjedh është ajo që thërret së brendshmi pra nxitimi, insitkti, fati dhe formimi njëherësh!
Njohja ky labirinth me dritëhije, e dalje që sfidojnë intelektin fillon nga instikti duke i paraprirë meritës.
Kurse karakteri rezulton si shuma e heshtur e të gjitha miqësive që kemi pranuar apo na kanë refuzuar. Dhe kur pyet veten “kush jam unë?”, ndoshta përgjigjja më e sinqertë do të ishte:—Jam kjo që jam, falë miqve që më kanë zgjedhur e që kam zgjedhur.”
Nëse më njeh miqtë e të njoh ata , e di cili je e ti se cila jam!

Neutrale August 19, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
16 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?