Shumë njerëz mendojnë se vetëm mëlçia,zorra dhe veshkat pastrojnë trupin, por harrojnë një fakt të thjeshtë:
lëkura është organi më i madh i trupit dhe një nga kanalet më të fuqishme të eliminimit të toksinave.
✅ Faktet që duhet të dini:
💥Lëkura mbulon rreth 1.7 – 2 m² tek një i rritur dhe peshon 3–4 kg – pra është një organ gjigant dhe aktiv.
💥Përmes gjëndrave të djersës, trupi eliminon kripëra, acid laktik dhe metale të rënda si arseni, kadmiumi, plumbi, merkuri (Journal of Environmental and Public Health).
💥Deri 60% e substancave që vendosim mbi të (kremra, detergjentë, kozmetika) kalojnë në gjak.
💥Aknet, psoriasis, ekzemat, tharja e lëkurës shpesh tregojnë se sistemi i brendshëm është i mbingarkuar.
✅ Plazhi – spa natyral i lëkurës
• Uji i detit si antiseptik: Kripa dhe mineralet (magnez, kalcium, jod) dezinfektojnë, hapin poret dhe ndihmojnë nxjerrjen e toksinave.
• Kripa tërheq toksinat nga shtresat e thella të lëkurës.
• Rëra si ecja zbathur apo ferkimi trupit me të, heq qelizat e vdekura dhe stimulon qarkullimin.
• Dielli 10–20 minuta ekspozim rrisin ndjeshëm vitaminën D, jetike për imunitetin dhe rigjenerimin e qelizave.
✅ Klima Malore – oksigjenim dhe rigjenerim
• Ajri i pastër me jone negative: përmirëson oksigjenimin e gjakut, çka ndihmon lëkurën të rigjenerohet më shpejt.
• Ekspozimi në diell të pastër: më pak ndotës, rrit prodhimin e vitaminës D dhe balancimin e ritmeve biologjike.
• Shëtitjet në pyll: pemët lëshojnë phytoncides – substanca që kanë efekt antioksidues, antiinflamator dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimet.
• Klima e freskët: stimulon qarkullimin e gjakut e limfës, duke përshpejtuar eliminimin e mbetjeve metabolike dhe duke ulur edemat.
❇️Maskë pastruese dhe ushqyese:
• 1 lugë gjelle kos natyral (probiotik)
• 1 lugë çaji mjaltë bio
• ½ lugë çaji pluhur shafran i Indisë (kurkuma)
🩸Aplikoje 15 minuta, 1–2 herë në javë. Pastron, qetëson inflamacionin dhe jep shkëlqim.
❇️ Zakone detoksi për lëkurën
• Pije 2–2.5 L ujë/ditë.
• Djersit rregullisht: ushtrime, sauna, ecje në diell me kujdes.
• Shmang kremrat me parabene, alumin, ftalate.
• Shto në dietë: panxhar, karrota, spinaq, arra, çaj jeshil.
Miq, lëkura nuk është vetëm pasqyrë e bukurisë, por një organ jetik i detoksit.
Altin Joka (Nutricionist)

