Korrupsioni i vettingut antikorruptiv. Nëse hetohet, brenda sistemit të drejtësisë, del një organizatë e cila mund dhe duhet të dënohet. Gjithnjë nëse. Ku? Në Prokurori, gjyqsor, polici, Këshillin e Prokurorisë, Gjyqsor, Gjykatën e Lartë atë Kushtetuesë, e të rangjeve të tjera më të ulëta.
Pas mbylljes së USAID, hetimeve të fondeve të përdorura me dedikim për subjekte të caktuara, kaluar nëpërmjet fondacionit “Soros” kontrollori i drejtrësisë gjoja të reformuar, raporti Departamentit të Shtetit, për vitin 2024, sjell gjetje për mungesë suksesi e shërbim dukshëm të cunguar të drejtësisë në vendinm tonë. Si nga procedura, afatet, lidhja e akuzës me me provat. Nën këtë vëzhgim konkludues, shihet qartë se të drejtat e njeriut në Shqipëri, kanë bërë gjithnjë e më pas, e jo përpara. DASH e di mjaft mirë nga DEA, FBI dhe CIA, se kartelet e drogës qeverisin bashkë me qeverinë. Kjo mjafton për të vaksinuar drejtësinë. Në 2016, në mesnatën e 21-22 korrikut duartrokitjet në Kuvend e puthjet Lu-Vlahutin, shoqëruar me 140 vota të detyruara nga mesazhet e këshillimet sanksionuese nga ambasadat, mundësuan një të quajtur Reformë në Drejtësi. Procesi ishte i njënashmë në shërbvim të Edi Ramës, porositësi i kësaj fasonerie. Opozita rezistoi vakët, deri në një tërheqje të pavend të ngjashme me atë të madateve të deputetëve si dhe të zgjedhjeve bashkiake më pas në 2019-tën. Më pas kirurgjia e kapjes së institucioneve, ishte ajo çka është sajuar nga çfarë kemi sot, një masë amorfe me kokë nga ambasadat, sipas reshjeve diplomatike. E nisëm me një kampion antikorrupsioni, Ardian Dvorani, duke i varur mëlçitë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilit në fazat e rivlerësimit, në të dy shkallët, thjesht nuk i kujtoheshin burimet e justifikimit të nja 100 milionë lekëve. Kusur xhepi. Teatër ishte edhe dosja e Prokurorit të Përgjithshëm, ku rezultonin fitime të shëndetshme nga shit-blerjet e banesave Brenda familjes, me prindërit. Anëtarëv të Gjykatës kushtetuese u selektuan dhe u heshtën verifikimet. U bë kujdes marrja e kupolës së sistemit nga besnikë të sistmeit të vjetër sigurimit të shtetit, e lidhjes organike me sektin e bllokut komunist të diktaturës. Gjithçka erdhi me etiketë të re, ishte e vjetër nga Fronti i Lindjes, ndryshonin vetëm financimet të ardhura nga Fronti i Perëndimit SHBA-BE. Ish-njerëzit e drejtësisë së diktaturës, u përfshinë masivisht tek e reja. Ata ndërruan vetëm kostumet, por jo karriket. Kontrolli iu la në dorë një kompanie austriake kanalizimesh e ujësjellësish, me përvojë tenderash në botën e tretë, duke mos harruar të marrë tender kanalesh dhe në Tiranë. Një Theo portugez bënte hatane duke ulëritur si shefi i kontrollit, derisa i fikej zëri me mjete demokratike nga hyqymeti. Ndonëse ai dhe kolegë të tjerë të huaj vinin nga një histori dështimi dhe hetimi nga Kosova ku gjyqtarë të Eulex, i kishin akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Pati edhe nga ata të cilët në mungesë të masave mbrojtëse u bënë baballarë në Tiranë. U hoqën në masën dërrmuese mbi 90 përqind prokurorë e gjyqtarë nga krahinat e veriut dhe kryesisht të njohur si të djathtë. Komisionerët ekipi i zgjedhur me aq vëmendje ndërkombëtare në shumicën e tyre nuk plotësoni kriteret kushtetuese. Thuajse gjysma ishin me notë mesatare ku thërret qameti, ndonëse do të matnin punën e magjistratëve ekselentë. Të tjerë u paditën për dokumente të flasifikuar, fshehje pronash e pasurish. “Soros” mbikqyrte çdo detaj, duke u kthyer në një zyrë burimesh njerëzore për “reformën”, bash siç e lypte Rama. Siç denoncoi Arben Ahmetaj në një nga intervistat e tij, ishim aty, ne e denim si bëhej vettingu me sms. Tani shohim se Këshilli Prokurorisë Gjyqsorit, ILD, Struktura e Posaçme. Byroja Kombetare e Hetimit, presin të rrëshkasin këmbët ndërkombëtarisht Ramës, për të shkundur pafundësinë e dosjeve ku akuzohen ministra qeveritarë, bashkiakë, zyrtarë drejtësie. Ata punojnë ende me prosoi partie. Deri atëherë rrofshin partnerët se na sjellin ndonjë dosje e plotësojmë statistikat.. Fronti i Lindjes në drejtësi pret gjithë ankth se mos lëviz ndryshe e ndërron shishen Fronti i Perëndimit..Si në politikë edhe këtu, kurrë mos thuaj kurrë
Basir Çollaku/ Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit
Leave a comment
Leave a comment

