NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    4 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    5 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Ardi Stefa/ Plazhi i popullit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Ardi Stefa/ Plazhi i popullit

Neutrale
Last updated: 2025/08/14 at 10:00 AM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë donin të shmangnin diçka politikanët dhe media përdornin një shprehje metaforike, por edhe në kuptim të drejtpërdrejtë: “Plazhi i popullit” (“Τα μπάνια του λαού”).

E përdori për herë të parë Andreas Papandreu kur vendosi të mos mbante zgjedhje të parakohshme në verën e vitit 1987, me justifikimin se “nuk do t’ua prishim plazhin popullit”, ai e kishte seriozisht.

Në fund të fundit, larja në det dhe shkuarja në plazh në Greqi konceptohej si një fitore e popullit në vitet 1950, i cili largohej nga përditshmëria, ulte qepenat, zbrazte mendjen dhe shlodhej.

Me çantat në krahë dhe autobusët plot, familjet greke të Greqisë së pasluftës derdheshin në plazhe për t’u shlodhur. Një peshqir në rërë dhe një shalqi në dorë, ky ishte stili i jetës së kohës.

Ndërkohë që populli shlodhej, politika, në dukje shkonte me pushime; realisht punonte, punonte, punonte që kur plazhistët të ktheheshin në vjeshtë të gjendeshin përpara fakteve të kryera dhe të nisnin stresin politik, social e ekonomik nga e para.

E njëjta gjë edhe në Shqipëri. Plazh, plazh, plazh… Topa llastiku bukë me shalqi dhe djathë të bardhë, lojëra me letra dhe zhytje në det. Gjatë dekadave, u qartësuan dallimet sociale dhe pushimet verore jo vetëm kërkonin një buxhet të madh, por duket edhe shpeshherë të paarritshëm. Shtresa e mesme ishte aty ku ishte: diku në mes, midis pushimeve ideale dhe larjes së sigurt.

Rutinë…
Dhe pastaj, kohët ndryshuan, u bënë luks, por një luks që i vinte për shtat “etërve të kombit”!

Në Shqipëri në korrik e gusht me pretekstin e pushimeve verore gjithçka paralizohet, një fazë e gjatë qetësie ku jeta publike ngadalësohet deri në paralizë. Politikës i mbyllet zëri, institucionet zhduken nga vëmendja publike, mediat ndjekin VIP-at në bregdet, shoqëria civile duket se futet në një letargji sezonale.

Por a ka Shqipëria luksin të përballojë dy muaj vakuum të institucionalizuar, pa zhvillime të rëndësishme politike dhe sociale? A është kjo qetësi verore një nevojë për reflektim e pushim, apo një simptomë e një shteti që nuk funksionon në mënyrë të qëndrueshme?

Në një vend si Shqipëria, ku sfidat ekonomike, institucionale dhe sociale janë të përditshme dhe të shumta, ideja që dinamika politike dhe shoqërore mund të ndalet për dy muaj është e rrezikshme. Jo vetëm që krijon vakum në jetën publike, por edhe i jep hapësirë stanjacionit, harresës dhe shpërfilljes ndaj çështjeve që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Në vendet me institucione të konsoliduara, kalendari politik mund të jetë më i qetë gjatë verës, por puna nuk ndalet. Komisionet parlamentare vijojnë, krizat menaxhohen, kontrollet mbeten aktive dhe shoqëria civile nuk fle.

Në Shqipëri, çdo debat, nismë apo hetim “shtyhet për pas gushtit”, çdo reformë, çdo nismë, çdo lëvizje.

Edhe media, që duhet të ruajë rolin e saj kritik dhe mbikëqyrës, shpesh zhvendoset nga kronika e analizës politike tek titujt e lehtë, duke përqafuar sensacionalizmin e verës: plazhe, temperatura, aksidente dhe festat e VIP-ave apo të lajthiturit që shëtisin si kllounë me flamuj e roje dhe paralajmërojnë zhvillime tronditëse… Ndërkohë, shëndetësia, drejtësia, korrupsioni, reforma zgjedhore, transparenca e llogaridhënia zhduken nga radari publik.

Dhe po i rikthehem shembullit që solla më parë me ish- kryeministrin grek Andreas Papandreu. Metaforikisht dhe realisht “plazhi i popullit” i lançuar nga A. Papandreu nuk është tjetër veçse një metaforë e jashtëzakonshme politike, e cila, e ndërtuar dhe duke shfrytëzuar psikologjinë e popullit ruan status quo- në e pushtetit mbi popullin.

Fatkeqësisht ky realitet nuk është luks. Është tregues i një sistemi që ende nuk ka ndërtuar një kulturë funksionimi të vazhdueshëm, të pavarur nga individët dhe sezoni. Një vend që ndalet, sepse “nuk është koha për t’u marrë me këto punë”, është një vend që s’e ka ende luksin të pushojë.

Për të ndryshuar këtë dinamikë, kërkohet më shumë se sa retorikë politike. Kërkohet një përkushtim i vazhdueshëm institucional, një media që nuk e ul vigjilencën, dhe një shoqëri civile që e kupton se sfidat nuk njohin pushime.

Sepse Shqipëria ka nevojë për ritëm, për përgjegjshmëri dhe për vazhdimësi. Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për institucione që nuk nxehen nga koka e ftohen nga deti.

Neutrale August 14, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
3 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
4 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
5 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
5 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
5 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?