U dogj edhe ajo pak shpresë.
Delvina u dogj, u rrethua nga flakët, dje, pardje dhe urojme të mos vijoj më tej. Tani pas hirit që do të mbetet pas, nuk do të ketë me dilema: Të rrimë a të ikim? Malli, pronat, bagëtitë, ju nënshtruan vullnetit të zjarreve për javë të tërra. Ata pak njerëz që kishin mbetur të kërrusur nga pesha e halleve dhe moshës, i mbante një fije shpresë se fëmijët do të ktheheshin një ditë. Ajo shpresë u bë shkrumb e hi. Tani kush do të ketë guximin t’u thotë se do të bëhemi siç keni qenë, Zoti e ndihmoftë në gënjeshtrën e tij.
Shkoni pranë fëmijëve, jetoni 5 ditë të bukura, me kujtimet, shpresat dhe dëshirat që zjarri jua mori përgjigjthnjë.
(Fotot nga reuters)
Ndriçim Mehmeti/ Delvina u dogj. U dogj edhe ajo pak shpresë…Kush kthehet më ?
Leave a comment
Leave a comment

