Asht e trishtë situata e zjarreve në vend! E frikshme! E pafalshme! Kryeneçe! Po na vret njerëz, po rrënon shpi e bagëti, toka me pemë e ullishte, pa llogarit pyjet! Ndonjë zuzar pushteti thotë se kto histori bahen edhe filma, po te na nuk i bajmë dot as mësim për herën tjetër, verën tjetër, madje as për nesër, dhe a e dini pse?
-Sepse na skena asnjë institucion në kamë, sepse na skena asnjë institucion funksional, asnjë institucion që drejtohet nga njerëzit e duhun, por nga shërbëtor të kapos që drejton shtetin! Sepse kudo ka stërzgjatje të tentakulave të korrupsionit, dhe askujt nuk i bie mendja deri te vatrat e zjarrit që përçojnë fshatra, shtëpi, jetë njerëzish e fryme kafshësh!
-Sepse kapoja i shtetit në vend që të jetë në krye të emergjencave kombëtare në këtë situatë kritike, shpërndan foto në Fb duke treguar here domatet e Zadrimës e herë plazhin e Rrjollit, herë ndonje pllamë deti në Vlorë që ka mbetë hala pa marrë flakë!
– Sepse kapoja i shtetit privatizon polici e ushtri dhe iu delegon detyra terrori, sa në Theth, sa në Lalz e sa te godinat e mediave te “News 24”! Sepse ma rëndësi ka përcjellja e frikës dhe e panikit te qytetarët që e kanë votuar, se sa të nisi ushtrinë e policinë në ndihmë të banorëve të zonave në flakë.
Sepse Edvini, pra kapoja i shtetit, e din se votuesit e tij nuk dinë me lexue aq thellë, e madje as me mendue, për pasojë terrori që i përcolli për tri ditë rresht nga News 24 ishte shërbimi ma i mirë që ai i ban vedit, duke kërcënue këdo se kshtu do e pësoni të gjithë!
Sepse Edvini asht mjeshtër shkatërrimi, ka ashtu siç shkatërroi vendin e punës së gazetarëve, live, shkatërron institucionet, zonat, krahinat, fshatrat, sidomos ato të lakmuemet e deri jetën e kujtdo që i devijon nga hullia!
Sepse Edvini ka vu synim mbi nji model të njohun sundimi, e mbajeni mend se drejtë t’i po shkon! Mësimi i mor, njani formë do jetë i njëjti rrethim, pushtim e bastisje që iu bani godinave të mediave, manej tue lanë në mëshirë të fatit votuesit e tij, herë nan ujë, herë nan tokë e herë në kulmin e zjarrit! Sepse policia dhe ushtria do të jenë gjithmonë në shërbim të unifikimit të edhe pak sektorësh që i kanë mbet pa fut nan kthetra!
Sepse kur nuk ke nji mjet me shkue me çue ujë në një vend, po vetë udhëton me Charter, kur s’ke polici në vendngjarje po i nxjerr të shtypin e përdhosin këmbënguljen e gazetarëve me e ditë se kush po i rrëmben sendet e tyne personale, kur fut ushtrinë në nji vend ku ka veç gazetarë ndërkohë që skie nji skuadër me ndihmue në evakuim apo shpëtim jetësh, do të thotë se shteti asht ba shkrumb e hi! Dhe me dashje, dhe me bekimin se na s’meritojmë BE veçse sundim e poshtërim nga banda plaçkitësish me mandate deputetësh!

